Thaçi takoi ish-udhëheqësit UÇPMB-së: Bashkimi i Luginës ëndërr e çdo shqiptari

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), njofton Portalb.mk.

Ky takim, vjen pak ditë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku në rend të ditës është tema “Situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre”.

Takimin, kryetari Thaçi e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook.

Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!”, shkruan Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button