Kot pritet ligji për PSP, ai nuk do t’i zgjidhë hetimet e ndërprera, tha profesori Kallajxhiev

Ligji i ri për Prokurorinë publike nuk mund ta zgjidhë problemin e hetimeve të ndërprera për korrupsion dhe kriminalitet të ish-zyrtarëve të lartë, për shkak se ligji nuk mund duke u kthyer mbrapa të rregullojë nëse hetimi duhet të vazhdojë, thotë profesori Gordan Kallajxhiev, transmeton SDK.mk.

“Nëse disa hetime është dashur të ndërpriten, nuk mundet pastaj ndonjë ligj t’i vazhdojë ato”, thotë ai.

I pyetur përse gjykimet e rasteve të “vjetra”, për 20 akuzat, gjyqtarët në Gjykatën themelore Shkup po i anulojnë vazhdimisht dhe procedurat po zhvillohen shumë ngadalshëm, Kallajxhiev apeloi që gjyqësorit të ndalojë të pret vendime nga politika për të zgjidhur statusin e PSP-së, çështje kontestuese është nëse hetimet e filluara në 18 muaj, akuzat e mbështetura edhe pas 18 muajsh të marrjes së bombave, mund të vazhdojnë dhe ngjashëm.

“Është gabim, e kam thënë disa herë, sepse nuk e zgjidh problemin”, tha profesori i të drejtës penale.

Ai thekson se, në fakt, nuk ka autoritet i cili mund të interpretojë nenin 22 i cili flet për afatin e fundit për dorëzimin e një hetimi, sepse PSP-ja është rezultat i një marrëveshjeje politike në Przhinë.

“Një zgjidhje për problemin dhe vizionin e saj e dha nga Gjykata Supreme, zgjidhje me të cilën padyshim nuk pajtohet prokuroria, pret ndonjë interpretim latent Dhe ja më thoni ju se kush mund të jep interpretim të këtij ligji, i cili është praktikisht pjesë e Marrëveshjes së Przhinës? Karaktere të tilla origjinale që do të merrnin pjesë, përkatësisht, ta njohin idenë e atij neni të diskutueshëm 22, për momentin s’ka. Deklarata të tilla ka dhënë vetëm Vanhojte dhe vetë kryeministri, lidhur me atë se afati prej 18 muaj kishte qenë lëndë e marrëveshjes, i cili në atë moment ishte i qartë. Ishte i qartë edhe nga veprimet e PSP-së. Ata nxitoni për të dorëzuar lëndët, e pas kësaj pasoi një lloj heshtje”, tha ai.

Kallajxhiev mendon se tani po kërkohet zgjidhje me forcë, por thotë se nuk është mirë që në shoqëri ka ndasi në sistemin ligjor.

“Nga njëra anë ka mosbesim në Gjykatën Supreme, nga ana tjetër janë Ministria e drejtësisë dhe Prokuroria, pjesërisht me to janë ambasadat e huaja. Gjyqësori, nëse dëshiron të tregojë se është gjyqësor, duhet të vendosë pikën sipas ligjit, e jo sipas politikës. Deri më tani, këto çështje i zgjidhnim nga kuti politik, do të thotë tifozë për PSP kundër elitës së PSP-së dhe tjera. Duhet të jetë sipas ligjit, gjykata duhet të merr rrugën e ligjit. Gjykatësit janë midis çekiçit dhe kudhrës. Nëse vendosin që ato akte ose propozime të prokurorisë të refuzohen, i pret kritika e publikut, menjëherë do të vendosen në shportë se po e pengojnë drejtësinë. Nëse e pranojnë mendimin e Gjykatës së Lartë, ka të ngjarë që do jenë subjekt i vlerësimit nga gjykatat më të larta, sidomos nga Gjykata Supreme, e për Zotin edhe nga Gjykata në Strasburg, e cila në disa raste ka marrë vendime të qarta se me fatin e qytetarëve, në momente kur paraqiten rrethana që çojnë në përfundim të procedurave, nuk mund të luhet. Kjo do të na ndodhë edhe për hetimet edhe për faljet”, paralajmëron Kallajxhiev.

Gjyqtarët, thotë ai, janë ata që duhet të vendosin.

“E Shoh se gjyqtarët edhe brenda tyre janë të ndarë. Shumë po më intereson si do të përfundojë kjo histori”, thotë Gordan Kallajxhiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button