Plagosen dy palestinezë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite të premten kanë plagosur dy palestinezë të cilët morën pjesë në demonstratat kundër ndërtimit të vendbanimeve në Bregun e okupuar Perëndimor, thotë zyrtari palestinez.

Organizatori i protestës, Murad Shtewi, për Anadolu Agency tha se forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe plumba të gomës, si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstratat javore ne qytetin Nablus, duke plagosur të paktën dy palestinezë.

Një adoleshent u plagos nga një plumb i vërteti që e goditi në fytyrë, thotë ai, duke shtuar se i plagosuri tjetër është një fotoreporter i cili u plagos nga një plumb gome.

Çdo të premte, palestinezët në gjithë Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, organizojnë demonstrata për të protestuar kundër politikës shumëvjeçare izraelite të ndërtimit të vendbanimeve vetëm për hebrenjtë në tokat e konfiskuara nga palestinezët.

Sipas përllogaritjeve, 640.000 kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në 196 vendbanime (të ndërtuara me miratim të qeverisë izraelite) dhe më shumë se 200 vendbanime tjera të ndërtuara pa leje në Bregun Perëndimor.

Ligji ndërkombëtar e konsideron Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Kudsin Lindor, si “territor të okupuar” duke i konsideruar si të paligjshme të gjitha vendbanimet e ndërtuara nga hebrenjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button