OKB dërgoi kamionë me ndihma humanitare në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të premten ka dërguar 27 kamionë me ndihma humanitare në provincën siriane Idlib të shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu Agency.

Kamionët kaluan nga pikën kufitare turke Cilvegozu në provincën jugore Hatay. Ndihmat do t’u shpërndahen personave në nevojë në Idlib dhe në pjesën rurale.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të publikuara të enjten, më shumë se 230 civilë kanë humbur jetën dhe më shumë se 330.000 janë shpërngulur vetëm në gjashtë javët e fundit, ndërsa tre milionë të tjerë mbesin në rrezik.

Në  shtator të vitit të kaluar, Turqia dhe Rusia ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë de-eskalimit në të cilën veprimet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, forcat e regjimit të Assad-it vazhdimisht kanë thyer kushtet e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës së de-eskalimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button