Prokurori Bubevski: PSP-në e mbajnë në koma artificiale

Prokurori i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sot i ka komentuar anketat që kanë treguar rënie të besueshmërisë së qytetarëve në punën e PSP-së, njofton Portalb.mk.

“E kuptoj këtë pasi që edhe ligjvënësi edhe shoqëria në këtë moment PSP-në e mbajnë në një komë artificiale. Me vendimin e Gjykatës Supreme me mosveprimin edhe ndaj një akuze në gjykatë, po ndjehet se vendimin e Supremes e ka gjetur rrugën e tij dhe në këtë moment përveç gjykimit për ato akuze që i kemi dorëzuar në afat, dhe dokumente që mbledhim, nuk kemi aktivitete tjera, dhe me tërë këtë është normale që të njerëzit të mos kenë besim në punën tonë. Por, ajo shumë shpejtë do të ngritet, vetëm sa t’i marrim mundësitë”, tha Bubevski.

Ndryshe, PSP-së skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë tre muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017 .Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button