Edhe me çmimoren e re, rryma elektrike në RMV nuk do të shtrenjtohet

Nga 1 korriku 2019, e hënë, furnizuesi “EVN Macedonia”(EVN Maqedoni) nuk do ta shtrenjtojë çmimin e rrymës elektrike. Kjo vjen pas përllogaritjeve që Komisioni Rregullator Energjetik (KRE) i bëri për shpenzimet e kompanive energjetike si “EVN Home” (EVN Shtëpi), MEPSO dhe Elektrodistribuim, transmeton Portalb.mk.

Në llogarinë e furnizuesit universal hynë shpenzimet për furnizim të rrymës, për përcjelljet të MEPSO-s, ngarkesë për shpërndarjet dhe plus rrjet nga 11.5 për qind e fituar në tender për zgjedhjet e furnizuesit universal.

Sipas Ligjit për energjetikë, KRE-ja tashmë nuk ka detyrim që ta verifikojë çmimin e ekektranave shtetërore. Çmimin e verifikon vetë kompania në bazë të kushteve të tregut. “EVN Home” tashmë e ka siguruar sasinë e energjisë elektrike të nevojshme për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël në aksion.

Nga një 1 korriku, furnizuesi universal do të ketë detyrim të sigurojë rrymë për të gjitha amvisëritë të cilat me liberalizimin nuk kanë dalë nga tregu i lirë. Faturat e rrymës tashmë nuk do të vinë nga “EVN Macedonia”, por nga “EVN Home”.

Tregu u energjisë elektrike në Maqedoni të Veriut është liberalizuar që nga 1 janari i 2019-s. Me të parashihet që furnizuesi universal i energjisë do të furnizojë rrymë për amvisëritë dhe kompanitë e vogla të cilat nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e hapur. Çmimet e rrymës do të caktohen një herë në vit nga Komisioni Rregullator Energjetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button