Gruaja lind fshehurazi në shtëpi, zhduk beben por mbesin gjurmët

Një vajzë 25 vjeçare ka përfunduar nën hetimin e policisë së Tarantos, pasi policët gjetën poshtë krevatit në banesën e saj kordonin që lidh nënën me trupin e bebes.

Gruaja ishte paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital si pasojë e një hemorragjie të fortë, por mjekët e kuptuan menjëherë se gruaja kishte vetëm pak minuta që kishte lindur.

Të alarmuar nga kjo ngjarje, siç informon noa.al efektivët e policisë shkuan në banesën e gruas, nënë e dy fëmijëve dhe u vunë në kërkim të bebit. Por poshtë krevatit të gruas policia gjeti kordonin që lidhte bebin me nënën, ndërsa asnjë gjurmë e foshnjës nuk u gjet në banesë.

E pyetur nga policia gruaja nuk dha asnjë informacion, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se gruaja e ka zhdukur vetë foshnjën, i cili mendohet se mund të ketë qenë i padëshiruar për të./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button