Dy skuadrat milaneze pas Arturo Vidalit

Arturo Vidal pas një sezoni me shumë luhatje tek Barcelona, po mendon largimin nga “katalanasit”.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo” për kilianin, interesohet Milani dhe Interi. Të dyja skuadrat milaneze janë në kërkim të një mesfushori dhe 32-vjeçari shihet si profili ideal për atë pozicion.

Kujtojmë se për mesfushorin kilian, Interi interesohej një vit më parë, por në atë kohë e humbi garën me Barcelonën dhe Vidal u transferua në Spanjë. Por pas një viti gjërat duken ndryshe, lojtari nuk është i kënaqur tek “katalanasit” dhe po mendon largimin.

Këtë vit Interi ka avantazh trajnerin Konte, i cili e ka pasur nën urdhërat e tij mesfushorin, në kohën kur ai drejtonte Juventusin.

Edhe “kuqezinjtë” e Milanit e duan lojtarin në skuadrën e tyre, por këtu situata është pak më ndryshe, sepse kiliani shihet si një alternativë, nëse dështon pista për futbollistin e Arsenalit, Torreira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button