Avokati i Shtetit me mungesë kuadri

Institucioni Avokat i Shtetit nuk ka resurse të mjaftueshme njerëzore për të përfaqësuar të gjitha lëndët të cilat duhet t’i ndjekë. Ky ishte një nga konkluzionet e monitorimit të punës së këtij institucioni, nga ana e Institutit për të Drejta të Njeriut, transmeton Alsat-M.tv.

“Nga monitorimi i bërë mund të thuhet se ende është e pranishme nevoja për më shumë resurse njerëzore. Vërehet që mungojnë, dhe posaçërisht ajo vërehet kur Avokati Shtetërorë nuk mund t’i përfaqësojë të gjitha proceset gjyqësore, sepse është i angazhuar në lëndë të tjera në gjykata të tjera”, tha Vera Koco, ish-gjykatëse. Se ka mungesë kuadri u pajtua edhe Sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni Adrijana Slivoska.

Ndryshe numri i lëndëve në Gjykatën Themelore në Shkup që i ndjek avokati i shtetit është 1080.  Numri më i madh i lëndëve kanë të bëjnë me konteste pune si për rrogat, avancime në karrierë e të tjera. Nga këto më shumica kanë të bëjnë me Ministrinë e Brendshme, konkretisht 704 lëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button