Në prag të zyrtarizimit, De Ligt te Juve për 70 milionë

Juventus po i afrohet nënshkrimit me mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, dhe në orët në vijim pritet të ndodhë marrëveshja, sipas Goal.

Ku medium përmes burimeve të veta ka mësuar që kampioni i Serie A ka marrë sinjale pozitive edhe nga klubi aktual i De Ligt, Ajaksi, si dhe nga agjenti i tij, Mino Raiola.

19 vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare që do ta mbante në Torino më së paku deri më 2024.

Për më tepër, mësohet se Zonja e Vjetër do t’i derdhë plot 70 milionë euro në arkën e kampionit holandez në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e liderit të tyre në mbrojtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button