Hoti: Ekipi dialogues dhe Qeveria të japin dorëheqje – vendi të shkojë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ta shpallë jokushtetues këtë vendim.

“Gjykata Kushtetuese ka folur qartë dhe zëshëm. Ligji për dialog është anti-kushtetues. Ky vendim e konfirmon atë që LDK-ja ka thënë nga dita e parë e krijimit të Qeverisë së PAN-it, se dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga institucionet legjitime sipas kompetencave kushtetuese që kanë ato institucione”.

“Kosova është dëmtuar shumë nga pazaret antikushtetuese të koalicionit PAN, shkelje është bërë edhe me draft-rezolutën edhe me platformën dhe tani shkelja përmes nxjerrjes së ligjit për dialog”.

Hoti është shprehur i bindur që ekipi dialogues dhe Qeveria duhet të japin dorëheqje dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, njofton Klan Kosova.

“Ky rast është i fituar pasi të gjitha argumentet kanë qenë në anën tonë. Sot menjëherë ekipi dialogues dhe Qeveria duhet të japin dorëheqje. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja për të zgjedhur institucione legjitime, që marrin përsipër obligimet shtetërore sipas Kushtetutës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button