Interpretimet lajthitëse të hyjnores- ‘gëlltitje e heshtur’ e identiteteve të brizhtë!

“Nga njerëzit e rëndomtë, qofshin ata të padijtur, apo ’të dijtur’, injorantë të botës së tyre të vockël e të mbyllur në vetvete,  apo të dijtur sipas konceptit (ikre’=mëso, arabisht),  religjioni shikohet dhe perceptohet si ‘e vërteta mbi gjithçkahin!” Nga të urtët, të mençurit, të udhëhequrit nga ‘racio reale e mendimit logjik’ dhe ato te ‘lirisë së mendimit kritik’, të bazuar në logjikën që ‘mbisundon interpretimin dogmatik dhe shterp të hermeneutikës” nëpër kohë, ku kjo e fundit, mbisundon, religjioni shikohet si “falsifikim i së vërtetës religjioze dhe lajthitje e koncepteve të mirëfillta dhe të pastra fetare”, që kanë bazë reale dhe janë të prekshme për besimtarin realist, me emër, mbiemër dhe gjuhë kombëtare, apo thjeshtë thënë: “besimtarin me identitet të kodifikuar kombëtar.”
Seneca (Parafrazuar nga: Florim V. Ajdini)

Para se të nisja të shkruaj këtë shkrim, në oqeanin e pafund të diturisë – internetin, konsultova më shumë thënie të mendjeve të mëdha, rreth shkaqeve që interpretimet e ndryshme të Letrave të shenjta fetare, ndikojnë në akulturimin, madje edhe zhdukjen e shumë  identiteteve  të brizhtë si puna jonë! Rifreskova thëniet e Plato-së së jashtëkohshëm, Leonardo da Vinci-t, Shakespeare-it, Voltaire-it, Nietzsches, Konicës, Fishtës, Naimit  edhe ca të tjerë! Çuditërisht të gjithë i përkisnin prominencës së civilizimit perëndimor! M’u duk vetja sikur t’ë isha i padrejtë, ndaj pjesës tjetër të botës!  Sikur t’i harroja mendjet e mëdha që ajo botë na i pat dhënë!  (respekt të veçantë për ato të lindjes së largët si kinezët; Konfucius, Lao Tzu, etj., japonezët; Fujiwara Seika, Hagiwara Hiromichi etj.) Mendjet të mëdha këto,  të shkencës,  ‘mësuesisë dhe ligjërimit  të urtë dhe të mbarë fetar’,  që  me predikimin e fesë së bazuar në rregullat e funksionimit të logjikës racionale, si Budizmi,  Neo-Konfucionizmi, Judaizmi, madje edhe Ordhodksizimi,    kombin dhe identiteti i tij gjenetik, e ngrisin dhe e vëndosin mbi të gjitha kombet  e eksponuar lajthitjeve eventuale religjioze, lart atje  në panteonin e popujve më të fisnikëruar të botës.  Janë këto popujt që shkenca bashkëkohore por edhe ajo e Pas-rilindjes, i definon si popuj me “identitet të kodifikuar kombëtar dhe shpirtëror.”

Në këtë kontekst logjik të interpetimit të fenomeneve nëpërmjet një  filozofie fetare që bazohet në mbrojtjen e identitetit autokton kombëtar, përfshirë këtu të gjitha segmente identitare,     fatkeqësisht nuk përkasim ne shqiptarët!  Fatkeqsisht, kryesisht, jemi të klasifikuar si idhëtarë të koncepteve dogmatike religjioze të interpretuar nga injorantë që i parkasin shkollave që predikojnë ‘mendësinë  dogmatike’, ku fenomenet interpeteohen në miliona variacione, por vetëm në njërin prej tyre jo! Shkolla e intepretimit të fenomeneve shoqerore,  kulturës dhe koncepteve fetare, nëpërmjet të logjiksë racionale të mendjes që funksionon sipas racios së logjikës së lirë të njeriut, si qenie inteligjente.  Të gjitha këto kategori dhe interpetime  religjioze,  fatkeqsisht  nuk kanë ndonjë interpretim logjik që predikon religjion realist, sipas terkut të kategorive të prekshme logjike dhe  shkencore  si; klima, gjeografia, kultura e civilizimeve të ndryshëm,  fenomenet entropologjike, identitare në përgjithësi etj., që do ishin të kontrolluar nga rezonimi  racional,  që përjashton “mendësinë deogmatike” të Nietzsches.   Konceptet e paudha religjioze, në fakt shumë pak predikojnë ‘religjion të vërtetë’.

Pra,  religjioni si filozofi e empatisë së njeriut ndaj  perëndisë se tij, që duhet realizuar nëpërmjet  shkollave të reja të një “gjeostrategjie të re  religjoze”, që në fakt do paraqesin interpretim iluminues të mendjes dhe shpirtit të besimtarit,  që padyshim do të kundërshtonte hermeneutizmin shterp dhe trutharësinë mjegulluese, që shkollat e huaja të divines,  tanimë për do dekada kanë marr hov në trojet shqiptare dhe më gjërë. Një koncept eventual për shpëtim të identitetit kombëtar tanimë dukshëm të rrezikuar, edhepse ndër intelektualë të vërtetë të udhës së kombit, individualisht, egziston, si i tillë, më së shumti diskutohet në muhabete joformale, që në rastet tona bëhen nëpër kafenetë e çarshive  të kasabave tona,  që sa vjen po ndryshojnë pamjen e tyre autoktone shqiptare! Ky diskurs, s’do mend që  është i mbyllur në botën e tij të izoluar, i mashtruar me konceptin luhatur dhe të pakotrolluar të  demokracisë  sekulariste, ku shteti lë të lirë sa më s’ka, avazet religjioze,  të shtrijnë këmbët  si  të duan dhe sa të duan!

Një terren ky, ku mbejllja e farës së përçarjes ndër shqiptarë, vazhdon  rritet dhe shumëzohet me të madhe.  Rezultatet e kësaj lirie të madhe të predikimit dhe interpertimit të lajthitur të religjionit, më së shumti prekin shqiptarin e shekullit tëri. Shqiptarin e “dy shteteve të pavarura”, që lëngon nga ky infektim që tanimë për vite as që tentohet, që së paku të kontrollohet, për  t’u izoluar sadopak.  Për të qenë drama shpirtërore e mbejllë nga këto lajthitje edhe më komplekse, tanimë është e njohur që ajo finasohet me mjete marramendëse nga qendrat galvanizuaese të kësaj veprimtarie të pavend dhe të pakohë! Për kalifët , këto  udhëheqës të mëdhenj, ajo është e interpretuar sipas terkut të tyre të bashkëpunimit global fetar, me qendrat e  supremasive religjioze të religjioneve respektive”. Qendra dhe religjione, këto  të themeluara nga vetë “perënditë e tyre,” doktrinat e të cilave,  në ditët tona, artikulohen nëpër shumicën e “shtëpive të perëndisë” , madje edhe nga shkollat  e dyshimta turko-arabe, që frekuentohen nga mendjet dogmatike dhe gjysmë-dogmatike, që  vlerë morale të përbashkët e kanë  cvilitjen e sipër të logjikës racionale! Logjikën e njohjes së gjenit autokton kombëtar.

Kjo doktrinë e intepretuar sipas dëshirave të predikuesve dhe jashtë kontrollit të logjikës së shëndoshë,   përcjellet nëpërmjet shërbimeve më të errëta, që sa për tu lavdëruar, i kemi  të instaluara, gjithandej nëpër trojet tona. I kemi prej atyre me ngjyra të ndryshme dhe qëllime të ndyshme, por që  vetëm një gjë të përbashkët e kanë! Është ajo,  përkrahja jonë dhe e mercenarëve e  shërbetorëve të tyre kuazi besimtarë, dejtë  arrijes përfundimtarr të qëllimit që synojnë. Qëllimit qëçon drejt “fikjes së  trurit që rezonon dhe logjikon si shqiptar europian.”Për më tepër, krijimin e një identiteti kulturor që  i skrinuar në kontekstin e të gjitha tipareve, në vete do rezultonte me  krijimin e  komunitetve, në venët e pjestarëve të së cilëve do të qarkullonte “gjak i panjohur dhe i padukshëm shqiptar”, do të flitej gjuhë e paartikluar sipas rregullave të ëmbëlisë që gjuëhs amtare, që herë të lë përshtypjen e një turqishtje të jevgëve, e herë përshtypjen e nomadëve larg qendrave të civilizimit, që përfundimisht, gradualisht dhe gjithnjë në emër të amshueshmërisë dhe divines,  harrojnë  se si,  në gjuhën e tyre, të shprehin  dëshirat, vuajtjen dhe falëndërimet, me fjalët që vetë  Perëndia e jonë e lashtë,  na i pat lënë trashigim të shenjtë identitar!

Një antropologji e huaj identitariste bazuar në dogmat religjioze,  e ardhur nga oazat e shkretëtirave të Magrebit dhe Afro-Azisw së vrazhdë,  e laramishme sa më s’ka, e panjohur dhe trishtuese sa më s’ka, një   amalgam  identititar religjioz,  në të cilin individi nuk njeh vetveten, e lëre më kombin dhe vlerat e tija kulturore. Individë të këtillë,  janë sorat, korbat, kameleonët  modelë të milionngjyrave religjoze,  dhe hienat, që dita-ditës me të madhe po shumëzohen, dhe që secili prej nesh, i has gjithandej.  I has ato,  nërrugë, kur të   ç’faqen si fantazma të padefinuara identitarisht, në fqinjësi, nëpër bare, e hotele, me vetura luksoze dhe me “I-phone the state of the art model”, manekene e manekene magjike që mëndjen dhallë ta bëjnë!   Madje, pse jo, siqe e kemi edhe të njohur,   një ditë mund të të futet në shtëpinë tënde plot libra,  (sipas tyre) të shkruar nga  ‘qafirët e gjakut tënd’, duke t’u bërë pjesë e  virusit shkatërrues, të nukleusit tënd  të shenjtë të shqiptarit,  që perëndia ta fali si adhurues i saj!  Për më tepër, me mirësinë e tyre tw urtësisë amshuese, këto ëngjuj, përpiqen ‘të na kthejnë nga rruga e ‘dreqit që në demens’ po bëjmë’, ndërsa ne, edhe më tej, para tyre vazhdojme e stepemi, rezervohemi, madje edhe frigohemi, sepse, jemi shëndruar në “pakicë religjioze”,  e cila rrezikon të saksionohet nga beteja e heshtur e supremasisë së qendrave të mëdha të shenjtërimit dhe agjenturave e shërbetorëve të tyre, që sa vjen e shtohen. Puna e supremasisë, strategjitë e së ciles, janë të jashtëkohshme, janë të pafrenueshme, janë gjithpërfshirëse, thjeshtë ngase thirren në emër të divines dhe madhështisë së Perëndisë që duam, kanw skemwn e tyre tw amshueshmwrisw, kuobjekt studimi eksperimental,  jemi na të “tufave të mëdha të dhenve”,   që në pabesi dhe demens logjik, ndjekim “djallin e veshur me lëkurë qingji”!

Në një konstelacion të  këtillë kontradiktor ndërcivilizues,  akoma në heshtje, religjioni pas rënies së komunizmit,  shikohet si fenomen kompleks dhe absurd, i perceptuar sipas rregullave të kognicionit statik,    i artikuluar nëpërmjet  një “strategjie të pathënë të politikbërjese religjioze”. Një politikbërje pa fjalë, por efikase sa më s’ka,   për të indoktrinuar dhe kontrolluar një popull, një shtet, madje edhe  një botë të tërë, ku  gjithçka i është gjunjëzuar  “diplomacisë së butë të gjeopolitikës religjioze ekspansioniste”, që heshturazi po kontrollohet nga ”fuqitë politike të divines  dhe të amshueshmërisë”. Një gjeopolitikë religjioze, që celulat e saj, i ka të mbjellura në të gjitha meridianet e botës, ndërsa në kontekstin tonë të gjeopolitikës balkanike, ajo synon depërtim të thellë në zemrën e civilizimit perëndimor, ku ura kaluese e një rëndësie kyçe, janë popuj dhe kultura me identitet në përpëlitje të vazhdueshme. Një thurrje kaq perfide e implikimeve që prodhohen nga interpetimet e kontrolluara nga “mendësia dogmatike”,   paraqet një strategji politike-religjioze,  që në heshtje , apo në mohim të tërësishëm të reales dhe mendimit racional logjik,  ngulfat  mendimin e pastër dhe të vërtetë  shkencor, që edhepse në rrethanat tona, egziston në heshtje, rrezikon që me kalimin e kohës, të ndikojë dukshëm, madje edhe në masë të madhe  në “akulturimin dhe tjetërsimin nga identiteti ynë kombëtar europian.

Shpëtimi nga epilogu i kësaj “odile tragji-komike, armë e fuqishme e  identitarizmit global religjioz”,  të sunduar nga “mendësia dogmatike”, do ishte një iluzion, për të pamundësuar  amalgamin  e identitetit të ri “a la turko-araba”,  që po i mveshet  shqiptarit,  dëshmitarë të të cilit, në rrënqethje të sipër, jemi shumica nga neve që mendojmë ndryshe,  nga tabori në fjalë, që si për çudi, nga  po  të njëjtët,  jemi të shpallur si islamofob! Një cliché kjo e llojit “të të them sa s’më ke thënë”, një prelude i rrezikshëm për të filluar betejën e haptë të kudnërvënieve të ideologjisë religjioze, ndër shqiptarët e sodit, edhe ashtu të përçarë sipas miliona kritereve, përfshirë këtu edh fragmentimet e shumta kulturore, ekonomike, sociale, politike etj. Një kombinim eventual    vetëm dy prej këtyre komponentëve,  do të ishte hyrje në një paudhësi kaotike identitare, ku vështirë do arrinim të ruanim gjenin tonë shekullor identitar. Ajo tanimë është vëndosur në aktet e dramës që po luhet në dekadat e fundit.Cili është shpëtimi? Cila do ishte strategjia eventuale për t’iu larguar këtij avazi kaotik në kërkim të vetvetes? A egziston një mendje kombëtare, që ta artikulojë  këtë rrugë eventuale që sadopak do të niste odilën e saj drejtë shpëtimitskajshëm të vonuar të egos tonë etnike?

Një Kozmos i tërë kotraditash, përfshirë të gjitha yjet dhe planetet, na ndan nga ajo arritje,  sa ireale po aq virtuale! Arritje që realizuan vetëm popujt që njohën vetveten, gjenetikën e tyre kulturore dhe biologjike,  të udhëhequr nga gërshetimi i shpirtërores dhe shkencores së  amshueshmërisë, kombinim konceptual ky, që për çudi tek këto popuj, për dallim nga ne shqiptarët,  funksionoi ”par excellence”!  I tërë kohezioni i logjikimit racional i këtij koncepti human, tanimë pas revolucioneve të mëdhenj që shkundën popuj dhe civilizime të tëra,   sot rezulton te ketë funksionuar si një ideologji shencore,  mirë e inzhinjeruar,  e cila arrijti që në  piedestalin e saj, të pozicionon popujt e ndritur, që në fakt u realizua vetëm nëpërmjet të implementimit strikt, të postulateve  sipërpërmendura të perceptimit të hyjnive dhe religjionit,  të vërtetë, jashtë statikës dogmatike.  Pra, në lartësitë shpirtërore të predikimit të vërtetë, të bazuar mbi logjikën racionale të njohjes së vetvetes, në radhë të parë!   Të strategjisë së vendosjes së marrëdhënies ndërmjet individit dhe perëndisë, pa ndërmjetsim dhe ndikime të mendjeve dogmatike, pa ndikim dhe mbjellje të farës së huaj, në emër të divines dhe amshueshmërisë, thjeshtë, perceptim liberal i afeksionit dhe dashurisë së njeriut për Zotin dhe madhështinë e tij.

Të   gjithë  këto kombe e kultura, kanë një karakteristikë të përbashkët! Atë të kultivimit të mendimit të lirë altruist,  të memdimit për të mirën e identitetit dhe  atdheut të tyre secularist të kontrolluar sipas nevojës,  atdheut të popujve respektivë, vende këto,  prominente të sekularizmit. Të një sekularizmi, absolutisht të ndarë nga religjioni dhe ndikimi i tij. Të një sekularizmi, që për dallim nga ne shqiptarët, në radhë të parë, funksionon bazuar në parimin e  “pankardës së  dashurisë dhe devotshmërisë,  për popull dhe identitet”,  ku feja shikohet sipas konceptit kulturor skajshmërisht të privatizuar dhe traditës religjioze që kemi pasur më parë.  Është ky,   një perceptim realist i religjionit të çliruar nga kthetrat e dogmave nomade, primitive dhe mesjetare,  i cili   është në dispozicion të së  mirës  të të gjithë popujve, pa dallim ngjyre dhe religjioni.   Këtu përjashtohen religjionet primitive, që në emër të hyjnisë dhe amshueshëmrisë, lynch-ojnë, mendjen dhe fizikun e atyre që nuk mendojnë sipas terkut të tyre. Një trend jo i ri lynchimi, që është hasur edhe në etapat më të errëta të civilizimit njerëzor, si; epokën e inkuizicionit mesjetar, komunizmit, fashizmit dhe shumë regjime të tjera, nihiliste, të llojit “casus beli”.

Lynch-imet e këtilla, në kohën tonë, janë në ngritje të sipër, ato edhepse më “të buta”, paraqiten ende miqësore, por që të gjitha, të përbashkët kanë gjunjëzimin e viktimës në lajthitje apo demens identitar.   Ato tanimë janë bërë mjaft të shpeshta, madje edhe të ashpra dhe kërcënuese, përjashtuese dhe diskriminuese, dhe të gjitha këto në emër të religjionit.Një  mbrapshmëri kjo e perceptimit të  religjionit sipas dogmave primitive, të veshura me elemente  jotolerante madje edhe diktatoriale, kanë ngulitur thellë,   kthetrat edhe ndër shqiptarët  e sotëm.  Janë këto konceptet fiolzofiko-religjioze, milionngjyrëshe,  vështirë të definueshme sipas logjikës racionale shencore,  të bazuar në komb dhe kulturë autentike,  që sot, ndër një numër të vogël të inteligjencës shqiptare,   shikohet si nevojë për reformim sadopak të moderuar  të së njëjtës, dhe predikim të religjionit, me elemente të lehta të atdhedashursë dhe kombit, që fatkeqsisht, shumë pak haset në programet e predikimit të  shtëpive të perëndisë dhe “shkollave të miqësisë së madhe”,  që tanimë i hasim gjithandej.

Në ato shtëpi të përëndisë,  ku  besimtari, mendon dhe frymon në gjuhën tonë të vjetër shqipe, që përgjërimet dhe lutjet, perëndisë, t’ia drejtojë në këtë gjuhë të bukur e të vrazhdë, të mprehur si thika e malsorit,  për ta zbutur atë dhe për ta afruar sa më afër amshueshmërisë dhe të plotfuqishmit, duke e forcuar  dhe afruar kështu Zotin,  predikuesin edhe besimtarin. Një qasje shëruese për zbutje sadopak telehtë të amullisë ku aktualisht ndodhemi.  Thjesht, një gjuhë që  largon  elemente të huaja nomade, që uzurpuan Perëndinë tonë, që “vetë e zgjodhëm”!   Filozofi kjo, religjioze e konceptuar në këtë mënyrë, vërehet të përpëlitet e ndydhur nga frika, edhe ndër inteligjëncën intra-shqiptare, që të duket sikur feshehurazi, të hapërojë lehtë për t’u pranuar edhe më  mirë ndër besimtarë!  Një perceptim logjik  antidogmatik,  që tanimë duket sikur të  ketë  kaluar në fazën e ‘ndritjes së mendjes’, të një iluminimi ë zbehtë,  që çon drejt  përpjekjeve për një  “kodifikim strikt të këtyre koncepteve”, përparimttare, kundër  lajthitjes religjioze skajshëm të politizuar, që po shkon drejt radikalizimit kaotik.

Interaksionet dhe kontraditat e bujshme të krijuara ndër shqiptarë, hasen gjithandej nëpër dy shtetet tona sovrane.  Ato, tanimë janë shëndruar në mëllë sherri ndërmjet taboreve të fortifikuara në pozicionet e tyre idealiste, që s’do mend të njëjtat i arsyetojnë në bazë të një logjike bipolare, me ç’rast ajo e bazuar në interpretimin e racios së kontrolluar nga konceptet e logjikës racionale, mundëohet në pafuqi, të bindë interpetimet lajthitëse të kontrolluara nga përfaqësuesit e mendjes religjioze dogmatike të Nietzches së madh! Një ndjenjë e ndjerë, që intelektuali i udhës së kombit, i pambrojtur, i zhveshur nga identiteti i religjionit të interpetuar sipas kësaj mendje,  i padgjuar dhe i ç’përfyllur  nga populli të cilit i përket,   lehtësisht i dorrëzohet demensit gatise kolektiv, nga i cili në çdo hap të jetës së tij shpirtërore, pamëshirshëm po rrethohet!  Duke  e  ‘braktisur’ kështu,  betejen e tij,  në heshtje të vazhdueshme, thjeshtë  nga frika dhe lynchimit që ky koncept, dita-ditës me të madhe dhe në forma nga më perfidet,  po praktikon mbi gjithçka shqiptare,  që i del pëpara.

Shkruan: Prof. Dr. Florim V. AJDINI

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button