Lëvizja Nëna dhe Fëmija : Tetova, edhe deponi veturash, komuna të marrë masa

Ndonëse pika e 15 e nenit 5 të Ligjit për veprimtari komunale obligon komunën që të largojë veturat e vjetra nga hapësirat publike, të njëjtat janë të shpërndara kudo nëpër qytetin e Tetovës. Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” ka filluar fushatë ku nëpërmjet fotografive të veturave të vjetra që kanë zënë me vite hapësirat publike shpreh revoltë ndaj komunës, transmeton Portalb.mk.

Vetura të vjetra të lëna kudo nëpër hapësirat publike me vite të tëra janë identifikuar nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija”, janë fotografuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale. Ata shprehen të revoltuar me komunën që nuk ndërmerr asgjë për këtë problem, ndonëse e ka për detyrë. Në disa nga fotografitë madje shihet se si drunjtë janë rritur rreth veturave të “harruara” nëpër rrugë.

Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë
Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë

 

“Ne kërkojmë nga komuna të zbatojë ligjin dhe të kryejë obligimin e saj për të liruar hapësirat publike të uzurpuara, veçanërisht nga veturat e vjetra të cilat nuk janë në përdorim vite me radhë”, thonë nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija”.

Ata thonë se postimi i fotografive në facebook bëhet me qëllim që të ngrihet vetëdija jo vetëm te qytetarët po edhe vetëdija institucionale.

Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë
Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë

“Tetova ka mjaft deponi të llojeve të ndryshme, duhet filluar prej diku. Edhe veturat e vjetra janë deponi në vete, të cilat jo vetëm japin pasqyrë të shëmtuar të qytetit por edhe ndotin ambientin. Jemi larg Tetovës evropiane, për të cilën kishim pritje”, thonë nga “Nëna dhe Fëmija”.

Ata thonë se pranojnë vazhdimisht fotografi nga qytetarët e revoltuar nga hapësirat e zëna, të cilët i bashkangjiten fushatës së tyre.

Edhe pse, thonë ata, kemi përvojë negative ne përsëri kërkojmë nga komuna të kryejë obligimet dhe të zbatojë ligjet. 

Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë
Vetura të vjetra në hapësirat publike në Tetovë

Nga komuna e Tetovës, thonë që janë në procedurë e sipër me informimin e pronarëve dhe pas shtatë ditësh do të merret edhe aksioni për largimin e tyre.

LEXO: Automjetet e vjetra ndotin “me shpejtësinë e pestë”, qeveria duhet urgjentisht të ngrejë frenin e dorës (VIDEO)
LEXO: Për pesë vjet për 100 për qind është rritur numri i veturave me dizel (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button