Mandati i Memedit do t’i shkojë ASH-së, Sela: U kthye padrejtësia që na u bë

Mandati që u dorëzua dje nga deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Vesel Memedi do t’i shkojë partisë Aleanca për Shqiptarët. Për këtë, lideri i kësaj të fundit, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela tha se me këtë përmirësohet padrejtësia që iu bë koalicionit, transmeton Portalb.mk.

“Atë vend ia besoi populli partisë sonë gjatë vitit 2016. Nuk do ta komentoj procedurën e Vesel Memedit, por mandati i tij ishte mandat i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe në një farë mënyre, me të po përmirësohet padrejtësia, për vetë faktin se ai ktheu shpinën koalicionit”, tha Sela.

Deputeti dhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela
Deputeti dhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela

Sela në seancën plenare ka komentuar edhe propozimin e kryeministrit Zoran Zaev, që për ministër të Sistemit Politik ta emërojë Sadulla Duraku, dhe për këtë ai ka pyetur:

“Çfarë kuadri është Duraku? Nëse do të ishte aq i sinqertë në rikonstruimin, duhej ta ndërronte Bujar Osmanin për të cilin PSP-ja ka formuar lëndë, kurse ai e emëron Durakun me arsyen “Një shoqëri për të gjithë”. Ai ka udhëhequr dy Ministri dhe mund të tregohej, por asgjë, nuk i kemi parë kapacitetet e tij. Ai është mik i Ahmetit, dëgjohen në telefon, kurse edhe kanë fshehtësi të përbashkëta për të cilat ne nuk dimë”, tha Sela.

Sela në seancë ka folur edhe për drejtësinë selektive, për rastin e “Almirit” të cilin e ka krahasuar me atë të “Sazdovskit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button