Prokuroria e Shkupit do ta hetojë “bombën” për Dudushin ku thuhet se ka torturuar person të kidnapuar

Prokuroria Themelore Publike – Shkup sot ka marrë njoftim nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) – Shkup që ka të bëjë me incizimin e publikuar në portalin “Lider” me mbishkrimin “BOMBË AUDIO: Kryetari i LSDM-së edhe torturon person të kidnapuar”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, transmeton Portalb.mk.

Pas kësaj, prokurori përgjegjës ka dhënë urdhër për ekspertizë të të gjithë pajisjeve të celularit për dy persona – kryetarit të njërës komunës të Shkupit dhe personit që përmendet në incizim.

“Materialet telefonike do t’i nënshtrohen ekspertizës për shkak të grumbullimit të të dhënave nga komunikimi ndërmjet këtyre dy personave dhe për vërtetim se a ka materiale të përgjuara në mënyrë të paautorizuara. Njëkohësisht, te operatorët mobil është dërguar kërkesë për sigurim të listës së numrave telefonik, që të vërtetohen komunikimi telefonik ndërmjet tyre të të dy personave”, njoftojnë nga PTHP-ja.

Më tej nga atje sqarojnë se SPB Shkup ka dhënë urdhër për vërtetim të kësaj ngjarje: të sigurohen të dhëna për incizimin e rastit, kur ka ndodhur saktë, a dhe nga kush është sulmuar ndonjë person, i njëjti a ka pësuar lëndime trupore dhe për një gjë të tillë a ka dokument mjekësor, dhe a është parashtruar padi për të njëjtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button