Dorëheqja e Vesel Memedit: Grubi i bëri thirrje të mendojë racionalisht, e jo emocionalisht

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi ka komentuar sot dorëheqjen e deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi, transmeton Portalb.mk.

Sipas Grubit, vendimi për dorëheqje është i shpejtë, ndërkaq Memedin e ka këshilluar që të mendojë racionalisht, dhe jo emocionalisht.

“Ju e patë dje që shumica parlamentare ka vota të mjaftueshme, por konsideroj se zotëri Vesel Memedi dha kontribut nga dhejtori i 2016-s, në ndryshimin e 2017-s, dhe të gjitha reformat të cilat i ka ndërmarrë kjo Qeveri, dhe besoj se jo emocionalisht, por racionalisht do të mendojë, dhe do ta shqyrtojë vendimin e vet, sepse sipas vlerësimit tim personal, sepse ajo do të ishte për të mirën e tij dhe për të mirën e partisë së tij”, tha Grubi.

Kjo deklaratë e Grubit vjen pasi që dje Vesel Memedi deri te Kuvendi i RMV-së e ka deponuar dorëheqjen nga postet e tija, për shkak se i është shkarkuar Suhejl Fazliu i cili deri dje ka bartur funksionin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button