Becker nxori në ankand trofetë për të shlyer borxhet

Ka disa ditë që është rihapur ankandi “online” për shitjen e një koleksioni të trofeve dhe relikeve të tjera personale të ish-tenistit legjendar Boris Becker. Ylli gjerman nëpërmjet një urdhri parandaloi shitjen e tyre një vit më parë. Njoftimin se shitja ka rifilluar, e ka dhënë shtëpia e ankandit “Wyles Hardy” në fillim të kësaj jave.

82 artikuj u nxorën së pari për shitje në qershor të vitit të shkuar për t’u shlyer borxhet, por ky ankand u ndal menjëherë pas një beteje ligjore të Beckerit që e fitoi përkohësisht. Ish-tenisti i njohur është dëmtuar shumë nga problemet financiare vitet e fundit. Një gjykatë të Londër shpalli falimentimin e tij para dy vjetësh, por as me këtë nuk përfunduan problemet, shkruan sot Koha Ditore.

Falimentimi erdhi për shkak të borxheve të mëdha që ka ndaj bankës gjermane “Arbuthnot Latham”. Ankandi tashmë ka zgjuar interesim të madh nga mbështetësit dhe kreditorët e Beckerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button