MPB: Nuk është arrestuar vëllai i “El Chekës”

Ministria e Punëve të Brendshme, i ka mohuar informatat nëpër media se është arrestuar vëllai i publikuesit të “bombave”, “El Cheka”, njofton Portalb.mk.

“Nuk është arrestuar, ka qenë në Polici për të njoftuar për protestën që do të organizohet të dielën”, thotë për Porltalb.mk, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Vëai i “El Chekës”, ka qenë organizator i protestave në Tetovë, përpara Selisë së BDI-së. Protesta pati për qëllim, siç u shpreh vëllai i El Çekës, të shpreh pakënaqësi ndaj “padrejtësive që u bëhen shqiptarëve” dhe ndaj “rastet e montuara politike”.

“El Çeka” u bë i njohur që kur filloi me publikimin e disa materialeve të përgjuara – “bombave”, ku dëgjohen duke biseduar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me pjesëtarë të tjerë të partisë për procese të ndryshme. Në fillim bisedat ishin kryesisht private, ndërkaq këto të fundit flasin për një lidhjes mes pjesëtarëve të partisë me procese të caktuara gjyqësore dhe shoqërore.

Megjithëse në fillim “El Çeka” i publikonte nga profili i tij në rrjetin social “Fejsbuk”, i njëjti është bllokuar nga organet e rendit, dhe tash nuk asnjë faqe aktive të veten, ndërkaq materialet publikohen në “Fan page” të ndryshme.

Me Marrëveshjen e Përzhinës në vitin 2015-të, u formua Prokuroria Speciale, e cila mori për detyrë t’i hetojë rastet të cilat dolën nga përgjimet e paligjshme nga viti 2008-të deri në vitin 2015-të, të cilat biseda i publikonte asokohe Zaev. Pas formimit të PSP-së, këto materiale u ndalua që të publikoheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button