Dimitrov do të udhëtojë në Bullgari, për t’u marrë vesh për Goce Dellçevin

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, sot udhëton për në Bullgari kur pritet që të gjejë zgjidhje në frymën e fqinjësisë së mirë në temën për figurën historike Goce Dellçev. Në emisionin e mbrëmshëm “Vetëm e vërtetë”, ai ka deklaruar se për takimin është përgatitur duke i lexuar letrat origjinale të revolucionarit, njofton Portalb.mk.

“Në kohën e heroit tonë Goce Dellçev ne nuk kemi pasur shtet dhe ai ka marrë pjesë në një themel të madh të shtetit tonë, në krijimin e nacionalitetit politik, që shumë është shumë afër deri te krijimi i identifikimit etnik. Vikendin e kaluar gjeta në arkiv dhe lexova letra origjinale të Goce Dellçevit të cilat ia ka dërguar Nikolla Maleshevskit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë. Ai ka qenë vizionar i jashtëzakonshëm dhe që në atë kohë në “Kushtetutën e Goces” ka kërkuar luftë të a.q. Tirani, dhe jo me osmanlinjtë. Vizioni i tij mund të na shërbejë si urë me Bullgarinë”, tha Dimitrov.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Pllovdivit tha se pret që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i mbajnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Historikisht kemi luftuar me të gjithë fqinjët, si rezultat i kësaj tërë rajoni i Ballkanit ka mbetur mbrapa. Tani i kemi ndërruar punët. Shpresojmë që t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë”, tha Borisov.

Ai rikujtoi se gjatë kohës së udhëheqjes me BE-në, vitin e kaluar, Bullgaria në kuadër të Unionit e ka futur “temën më të komplikuar, rrezikshme dhe të rëndë” për euro-integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor.

“Shpresoj që një ditë kolegët ta vlerësojnë atë”, tha Borisov.

Ndryshe, Dy vendet ballkanike Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, që para dy viteve e nënshkruajtën Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, janë përplasur në lidhje me prejardhjen e figurës historike të Goce Dellçevit, çështje e cila e ka ashpërsuar fjalorin e politikanëve të lartë shtetëror të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button