Sërish pësoi dridhje trupore kancelarja Angela Merkel (VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë të ketë përjetuar sërish dridhje trupore, në një ceremoni në Berlin.

Ky incident i shkurtër ndodhi pasi Merkel qëndroi pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier në një aktivitet të brendshëm sot në mëngjes, ku u emëruar zyrtarisht ministri i ri i Drejtësisë. Kancelares Merkel iu dha një gotë ujë, por e refuzoi atë dhe u duk mirë kur mbërriti në parlament gjysmë ore më vonë.

Të martën javën e kaluar, Merkel dridhej derisa qëndronte jashtë në një mot të nxehtë së bashku me presidentin e Ukrainës. Merkel më pas tha se ishte mirë pasi piu tri gota ujë, të cilat “me sa duket ishin të nevojshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button