Meta: Reflektoni sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës

Presidentit i Republikës Ilir Meta gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Peter Szijjártó u ka bërë sërish thirrje palëve politike për të reflektuar dhe për të zgjidhur sa më parë krizën politike me anë të dialogut.

Kreu i Shtetit paralajmëron shumicën dhe ndërkombëtarët se do të mbajë përgjegjësi për nxjerrjen e Shqipërisë nga perspektiva evropiane.

Meta: “Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.”

Më herët ministri hungarez gjatë takimit me homologun Gent Cakaj shprehu mbështetjen maksimale të Hungarisë për procesin e integrimit të Shqipërisë. Ndërsa nga ana e tij Ministri shqiptar kërkoi më shumë vullnet dhe veprime politike të brendshme që ndihmojnë për hapjen e negociatave dhe jo ta pengojnë atë. Situate politike dhe integrimi i vendit ka qenë në fokus të diskutimit mes Ministrit Szijjart dhe liderit të opozitës Lulzim Bashan në selinë blu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button