Loredana bleu makinë luksoze, gruaja zviceriane: Kjo gjë ma theu zemrën

Edhe pse është nën hetim në gjendje të lirë nga autoritetet zviceriane, reperja Loredana nuk i ndal blerjet e shtrenjta. Ajo dhe Mozzik kanë blerë një makinë të re me vlerë rreth 220 000 euro të markës Mercedes S 63 Coupé, transmeton Revista Class.

Dy ditë më parë çifti kanë publikuar edhe foton e makinës, duke treguar se ky Mercedes i shtohet koleksionit të makinave që kanë. Mirëpo, kjo blerje e re e çiftit të famshëm duket se e ka mërzitur zviceranen Petra Z, e cila e ka akuzuar Loredanën për mashtrim dhe zhvatje parash.

Ajo ka reaguar në gazetën Blic ku shprehet se kjo blerje e trishton, ndërkohë që ajo jeton në varfëri për shkak të tyre.

“Nuk kanë para për shpenzime ligjore, por mesa duket kanë para për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë 3 vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo po ma thyen zemrën”,-u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button