Trump dhe Putin do të takohen në Osaka

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump do të takohen në margjina të Samitit të 20 vendeve më të industrializuara (G20), që do të mbahet më 28 qershor të Osaka të Japonisë, ka konfirmuar ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve rreth Teheranit. Trump është kërcënuar me sulme hakmarrëse ndaj Iranit, pasi e ka fajësuar atë për kryerje të sulmeve në dy anije transportuese të naftës, derisa Irani ka rrëzuar një dron mbikëqyrës amerikan, njofton REL.

Teherani ka mohuar përgjegjësinë për sulmet në tanke dhe ka thënë se droni i Shteteve të Bashkuara ka qenë duke fluturuar në hapësirën ajrore iraniane.

Traktatet për kontrollin e armëve, të cilat si Putin ashtu edhe Trump kanë kërcënuar se do t’i pezullojnë, do të jenë pjesë e diskutimeve mes të dy liderëve, është thënë në një dokument të Kremlinit.

Ushakov ka thënë se liderët do të diskutojnë edhe për “stabilitetin strategjik dhe një varg konfliktesh rajonale”, duke përfshirë Sirinë, Venezuelën dhe Iranin.

Uashingtoni në anën tjetër nuk ka konfirmuar datën e takimit.

“Nuk do të jetë një samit zyrtar, mirëpo pritet të jetë bisedë që do të fokusohet fillimisht në aspektet e sigurisë rajonale, duke përfshirë, Iranin, Ukrainën, Sirinë dhe Lindjen e Mesme”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Trump ka thënë javën e kaluar se planifikon të takohet me Putinin në samitin e G20-ës në Japoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button