Zyrtare: Amir Rrahmani nënshkroi me Veronan

Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës italiane të Serie A, Verona, njofton Koha.net.

Mbrojtësi kosovar, i lindur më 1994, ka nënshkruar kontratën e cila do ta mbajë atë pjesë të Hellas veronas për katër sezonet e ardhshme.

Ndonëse klubi ende nuk e ka bërë publik vendimin, në mediat italiane veçse janë shpërndarë fotografitë e Rrahmanit teksa nënshkruan kontratën me klubin e tij të ri, transmeton Koha.net.

Rrahmani u ble nga Dinamo Zagrebi për 2.1 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button