Drejtori i Policisë Financiare u takua me banorët e fshatit Luboten

Sot në zyrat e drejtorisë së Policisë Financiare, u zhvilluar takim mes drejtorit të saj Arafat Muaremi dhe banorëve të fshatit Luboten, njofton Portalb.

Ky takim u zhvilluar një ditë pas aksionit të Policisë Financiare në fshatin Luboten, ku në orët e hershme të mëngjesit u sekuestruan 12 tonë duhan.për sigurimin e provave se në atë vendbanim bëhet kontrabandë me duhan.

Muaremi fillimisht shpreh keqardhje deri të banorët për shkak shqetësimit që i kanë shkaktuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga aksioni policor. Sipas tyre, hetimet dhe urdhrat vijnë nga Prokuroria Publike, ndërsa në në ndihmë kishin edhe forcat policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Policia Financiar jep disa sqarime pse ishte i detyrueshëm ky aksion.

“Aksioni ishte i nevojshëm për mbledhjen e provave, dhe me qëllim për të ndaluar prodhimin dhe trafikimin e mallrave ilegale nga ana e personave juridikë dhe fizik, sepse ka të bëjë me importimin dhe prodhimin e duhanit ilegal në RMV. ”, arsyetohet policia financiare.

Policia Financiare sqaron se ky duhan i konfiskuar e dëmton shëndetin e qytetarit.
“Duhet të theksojmë se aksioni kishte për qëllim parandalimin e importit të llojit të paligjshëm të duhanit Virginia, që përmban nivel jashtëzakonisht të lart të katranit dhe pesticideve, të cilën e bënë të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut”,  thuhet në sqarimin e Policisë Financiare. 90% e duhanit të konfiskuar i takon këtij lloji të duhanit, thonë nga policia financiare.

Përveç dëmit shëndetësor, Policia Financiare tregon se përpunimi dhe shitja e këtij duhani dëmton edhe buxhetin e shtetit, për shkak të ikjes nga akciza, duke vlerësuar se për një vit e gjysmë buxheti i RMV-së është dëmtuar për 7.5 milion euro.

LEXO: Policia Financiare, me autoblinda dhe njësi speciale kundër prodhuesve të duhanit në Luboten
LEXO: Epilogu i aksionit në Luboten

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button