fbpx

Strugë, të papunët ‘ikin’ nga evidentimi i tyre si të tillë

Ka rënë në 60 përqind numri i të evidentuarëve si të papunë në Agjensionin për Punësim në Strugë, që kur evidentimi në Qendër ka filluar të realizohet sipas asaj nëse të evidentuarit kërkojnë punë aktive, apo vetëm dëshirojnë të i realizojnë disa të drejta që u njeh Ligji.

Drejtori i Agjensionit për Punësim në Strugë, Xhevit Ziba thekson se kjo rënie e numrit të papunëve, të evidentuar si të tillë mund të shpjegohet me faktin që tani të evidentuarit deklarohen nëse kërkojnë në mënyrë aktive punë, apo vetëm dëshirojnë të evidentohen si të papunë në Agjension.

“Mbi këtë bazë aktualisht vetëm 3200 të evidentuar të papunë, kërkojnë punë aktive, ndërsa 3500 sosh vetëm duan të jenë të evidentuar si të tillë. Ata që nuk kërkojnë punë në aktive vijnë dhe paraqiten në Agjension njëherë në 6 muaj, thekson drejtori  Ziba.

Nga ana tjetër evidentohet një rënie drastike e të evidentuarve të papunë në këtë Agjension, nëse krahasimi bëhet me disa vite paraprake. Kështu, për shembull, në tetor të vitit 2006, numri i të evidentuarve të papunë në Agjensionin për Punësim në Strugë, ishte 9253, kurse tre vite, më vonë, në maj të vitit 2009, të evidentuar të papunë në këtë agjension figuronin 8842 persona.

Nuk dihen shkaqet e kësaj rënie drastike, por megjithatë besohet se kjo mund ti përshkruhet rënies së interesimit të të papunëve për tu paraqitur në qendër, për shkak të mospasjes së kushedi çfarë përfitimi nga paraqitja si të papunë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button