Subvencione të reja nga Qyteti i Shkupit për trotinete elektrike, mjete ka para për 215 qytetarë

Qyteti i Shkupit sot shpalli dy thirrje publike për subvencione për blerje të trotineteve elektrike dhe për biçikleta, njofton Portalb.mk.

Thirrja e parë vlen për qytetarët të cilët kanë blerë trotinet në Maqedoni, nga 1 janari, ndërsa do të zgjasë deri në shterimin e buxhetit i cili kap shumën 1,5 milion denarë, ose jo më vonë se 30 nëntor. Qyteti do të kompensojë një pjesë të mjeteve për blerje në vlerë prej 30 përqind të vlerës së trotinetit elektrike, por jo më shumë se 7,000 denarë për person, shumë ku përfshihet edhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Në thirrjen për subvencione për biçikleta thuhet se ato duhet të jenë blerë pas datës 27 maj, ndërsa thirrja do të zgjasë deri në shterimin e buxhetit për shpalljen publike, që kap shumën 2 milionë, ose jo më vonë se 30 nëntori. Qyteti i Shkupit do të mbulon 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, shumë ku përfshihet edhe tatimi mbi të ardhurat personale..

Aplikuesi duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: – të jetë banor i qytetit të Shkupit (komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizarë), aplikuesi deri më tani nuk duhet të ketë pranuar mjete financiare për blerje të biçikletës nga qyteti i Shkupit dhe biçikletën ta blejë nga dita e publikimit deri në ditën e përfundimit të thirrjes publike.

Thirrjet publike do të realizohen sipas parimit të “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

Vitin e kaluar Qyteti i Shkupit për herë të parë ka dhënë subvencione për trotinete elektrike, për çka kanë arritur 117 kërkesa për subvencione, ndërsa kjo është thirrja e dytë publike për subvencione për blerjen e biçikleta në vitin 2019 dhe në thirrjen e parë arritën 3.472 kërkesa për subvencione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button