Situata e deponisë së Shutkës drejt eskalimit: Komunat janë obliguar ta pastrojnë, e ato presin inspektim tjetër (FOTO)

Deponia në Shuto Orizare (Shutkë) assesi të gjejë pronarin e saj i cili do të ndërmerrte veprime për pastrim largimin e saj. Këshilli Inspektues thotë se aktivitetet e largimit të deponisë duhet t’i ndërmarrin Komuna e Shutkës dhe Qyteti i Shkupit. E para kërkon “sërish të dilet në terren dhe të vlerësohet gjendja faktike”, edhe pse një gjë e tillë tashmë është bërë më 10 qershor. Në terren deponia dita –ditës shkon duke u rritur, transmeton Portalb.mk.

Kontrolli inspektues i 10 qershorit ka ardhur pasi që grupi i qytetarëve të Vizbegut e ka dërguar raportin e Institutit të Shëndetit Publik deri te Këshilli Inspektues, me çka më 3 qershor ka dhënë urdhër për kryerje të kontrollit inspektues koordinues të Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor dhe Inspektorati Shtetëror Komunal, në bashkëpunim me shërbimet inspektuese përgjegjëse (komunale), të veprojnë në bazë të udhëzimeve që janë në iniciativën Tuaj  dhe ta vërtetojë situatën faktike”, thuhet në përgjigjen e KI-së dërguar qytetarëve.

Pas realizimit të kontrollit inspektues, Inspektorati Shtetëror ka përpiluar proces verbal i cili thotë: “Lokacioni nuk i plotëson kushtet minimale që të shfrytëzohet si stacion i ngarkim shkarkimit. Vetë lokacioni është afër rrugës, dhe mbetjet janë hedhur afër rrugës që dërgon në drejtim të Kishës dhe është në territor privat. Leje për stacionin e ngarkim – shkarkimit Komuna e Shuto Orizares nuk posedon dhe nuk ka menaxhuar me lokacionin, dhe gjithashtu nuk e ka kryer obligimin grumbullim – transportim – hedhje të mbetjeve. Është vërtetuar se kompetencë për zgjidhjen e këtij problemi është e pushtetit lokal, respektivisht e Komunës Shuto Orizares”.

Ky raport siç njoftoi inspektori shtetëror i ambientit jetësor, Hisni Thaçi është dërguar te Këshilli Inspektues, i cili duhet t’i obligojë institucionet përgjegjëse për masat që duhet të ndërmerren.

“Ne kemi përpiluar procesverbal për gjendjen faktike se, ka të hedhura mbeturina komunale, mbeturina ndërtimore, të cilat janë produkt i qytetarëve të panjohur, sepse ende nuk janë kapur hedhësit. Për raportin ne e kemi njoftuar Këshillin Inspektues, dhe ai duhet t’i udhëzojë kompetencat, gjegjësisht urdhrat te inspektoratet komunale të qytetit të Shkupit, te kryetarët e komunave”, tha Thaçi.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit Inspektues, Daniella Rendevska ka njoftuar se raportin e Thaçit e kanë pranuar, dhe kanë obliguar Komunën e Shuto Orizares që të realizojnë aktivitete bashkëpunimi për pastrim të deponisë: “Ne e kemi kryer obligimin tonë, kemi kërkuar inspektim, inspektimi është realizuar, kemi njoftuar gjetjet, dhe tash u mbetet organeve komunale që të ndërmarrin masa për pastrim”.

Portalb: Por kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush ka thënë se nuk ka buxhet për ta pastruar deponinë, sepse ekskavatori është shumë i shtrenjtë për t’u marrë me hua?

Randevska: Sërish ajo është çështje e Komunës. Ata në bashkëpunim me Këshillin e Qytetit të Shkupit duhet të ndajnë buxhet për të miratuar mjete për pastrim të deponisë, sepse sërish Shuto Orizarja është komunës që bie në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Edhe sipas nenit 24-a e Ligjit për menaxhim me mbetjet, për deponinë që është e lënë, dhe të pakontrolluar, kompetentë janë inspektorët komunal të cilat duhet të ndërmarrin masa sipas nenit 139 paragrafi 4 e po të njëjtit Ligj.

Portalb kontaktoi inspektoren komunale të Shuto Orizares, Aneta Mançeva e cila mes të tjerash kërkoi që sërish të realizohet inspektim, për parashtrim të hapave për pastrim. Deri tash nuk është ndërmarrë asgjë, ndërkaq premtoi se së shprejti deponia do të pastrohet.

“Njoftimi ka arritur dhe në rrjedhë është, me shumë gjasë në të ardhmen, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe “Higjienën Komunale” do të ndërmerret aksion për pastrim. Besoni se ne si Komunë asgjë nuk mund të bëjmë vetë. Deponia është me masa të mëdha, por ne bashkë me institucionet tjera do ta zgjidhim problemin. Qyteti i Shkupit është njoftuar me tërë situatën. Hapin tjetër do ta ndërmarrim nëpërmjet inspektoratit Shtetëror për Ambient jetësor dhe Këshilli Inspektues sërish do të dalë në terren dhe do të gjej zgjidhje sërish që në të ardhmen të largohet”, tha Mançeva.

Portalb: Por nga Këshilli Inspektues thanë se ju tashmë jeni kompetent? Ju bashkë me Qytetin e Shkupit duhet të bashkëpunoni dhe të sillni vendim se çfarë do të ndërmerrni në të ardhmen për ta pastruar deponinë?
Mançeva: Ashtu ashtu, në të ardhmen do të zgjidhet ai problem. Për një kohë të shpejtë do të zgjidhet.
Portalb: Sa është ajo kohë e shpejtë nëse mund ta di? Ditë, javë…?}
Mançeva: Nuk varet vetëm nga ne, varet nga më shumë faktorë. Dmth është ajo që ata duhet sërish të dalin në terren dhe të bëjnë një procesverbal tjetër.

Se duhet të pastrohet deponia dhe të zhvendoset në Drislla, është zgjidhja urgjente, sepse përveç se ajo është djegur në vazhdimësi, dhe ka marrë përmasa edhe më të mëdha, raporti i ISHP-së tregoi se ai mund të jetë edhe burim kontaminimi i ujit, sepse gjendet afër rezervuarit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Qytetarët më 24 maj 2019 i dërguan edhe letër kryeministrit Zoran Zaev, ku duke bashkëngjitur të gjitha materialet e dokumentuara nga aktivitetet që i kanë ndërmarrë gjatë këtyre 4 muajsh përpjekje, ata kërkuan përgjegjësi për të mospastrim të deponisë.

Deponia në Shuto Orizare
Deponia në Shuto Orizare
Deponia në Shuto Orizare
Deponia në Shuto Orizare
Djegia e deponisë, 20 qershor 2019
Djegia e deponisë, 20 qershor 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button