Kryetarja e Antikorrupsionit: Zaev nuk mund të jetë ministër, por mund të udhëheqë resor

Kryeministri Zoran Zaev, nuk mundet të jetë njëkohësisht edhe ministër i Financave, por mund të udhëheq me resorin, sqaron për “Fokus” kryetarja e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska, njofton Portalb.mk.

“Ligji për antikorrupsion është i qartë dhe qartë parasheh se kryeministri njëkohësisht nuk mundet të jetë ministër dhe se këto dy funksione janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Megjithatë, Ligji për Qeveri i lejon që të udhëheq me disa resorë në periudhë të caktuar në kushte të caktuara”, thotë Ivanovska.

Përndryshe, ligji 33 nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave thotë: Funksionet president i Republikës, kryetar i Qeverisë, ministër, deputet, anëtar i këshillit, kryetar komune, gjykatës, prokuror publik, avokat publik, avokat i popullit dhe funksione tjera që zgjedhen ose emërohen në Kuvend, Qeveri ose vetëqeverisjen lokale janë në kundërshtim me njëri tjetrin.

Në Ligjin për Qeveri, në nenin 11 thuhet: Kryetari i Qeverisë udhëheqë me punën e Qeverisë, është përgjegjës për punën e saj dhe realizon bashkëpunim me organet tjera, ndërmarrjet publike dhe institucionet, e drejton veprimin e Qeverisë në tërësi dhe të anëtarëve në pajtueshmëri me dispozitat programore dhe udhëzimet që ajo i konstaton, i nënshkruan dispozitat dhe aktet që i miraton Qeveria dhe kujdeset për zbatimin e tyre…”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button