Zoran Stavreski ka dhënë dëshmi në Policinë Financiare

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi në një emision në TV24, ka konfirmuar se sh kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, është ftuar në bisedë informative që të japë deklaratë në Policinë Financiare, njofton Portalb.mk.

“Zoran Stavreski u ftua në Policinë Finaniare në bisedë informative për një lëndë që është në procedurë parahetimore dhe i njëjti pasi që ka dhënë dëshmi përpara përfaqësuesve të Policisë Financiare ka shkuar”, deklaroi Muaremi.

Ndryshe Stavreski, është i dyshuar në lëndën e Prokurorisë Speciale “Dhurata”, në të cilën bashkë me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kanë arritur marrëveshje me të cilën kanë rregulluar borxhin rus të ish BRSS-së ndaj ish RFSJ-së në pjesën e detyrimeve ndaj Maqedonisë, me të cilën “Strojtransgas” nga Moska, nga e cila  kanë blerë pronë “të paligjshme” rreth 33 milionë euro.

Të dyshuarit Zoran Stavreski, ish-ministër i Financave dhe Mile Janakieski, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, me pjesëmarrje në kryerjen e veprës së bashku me të dyshuarin Krste Miladinov, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë SHA Shkup, në periudhën janar 2012 – korrik 2014, me paramendim e kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin dhe për kompaninë ruse OAD Strojtransgas nga Moska kanë marrë dobi të kundërligjshme pronësore në vlerë prej 2.008.877.000.00 denarë, gjegjësisht afër 33 milionë euro, dhe në vlerë të njëjtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së.

Stavreski dhe Janakieski kanë qenë përfaqësues të autorizuar për zbatimin e marrëveshjes ndërqeveriatare të arritur me 19 qershor të vitit 2010 në San Petersburg mes Qeverisë së RM-së dhe Federatës Ruse për rregullimin e detyrimeve të ish BRSS-së ndaj SFRJ-së në pjesën e obligimeve ndaj Maqedonisë.

Me marrëveshjen rregullohen borxhi rus në vlerë prej 60.560.242,44 dollarë amerikanë të mbyllet përmes dërgimit të mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve.

  • Lexo më shumë për rastin “Dhurata

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button