Pacolli: Të dënohen përpjekjet serbe për destabilizim të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Behgjet Pacolli ka shkruar se Serbia vazhdon përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të Kosovës.

Pacolli thotë se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veriun e Kosovës dhe se gjithçka është propagandë si në kohën e Millosheviçit. Pacolli bën thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë, transmeton Balkanweb.

Postimi i Pacollit:

Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën.

Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj.

Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.

Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button