Kryemadhi:Nëse Rama mendon keq 23 orë e 59 min,Veliaj mendon keq 24 orë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “A Show” ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, pasi një proces i tillë është i paligjshëm, transmeton Portalb.mk.

Ajo tha se edhe vetë Rama e di këtë gjë, se përndryshe do të ndërmerrte 3 mekanizma të vlefshëm ndaj dekretit të presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve. Në lidhje me ambasadorët, Kryemadhi tha se ka patur marrëdhënie shumë të mirë me ambasadorin Lu, ndërsa shumë prej tyre janë mashtruar nga Rama dhe qeveria e tij, pra janë manipuluar.

Reforma në drejtësi ka dështuar sipas Kryetarës së LSI, dhe as SHBA apo BE nuk mendojnë se ka patur progres. Kryemadhi tha se ka qenë kundër marrëveshjes së 2013 dhe ia kishte bërë të ditur Metës që s’duhet të kishte besim te Rama, por sipas saj ishte e detyruar t’i nënshtrohej vendimit të kryesisë së LSI-së. Ajo shtoi më tej se Rama nuk ka marrë asnjëherë gjë me meritë, por vetëm me para dhe shantazhe, siç po bën edhe tani me Denar Bibën, që e kërcënon me dosjen e tenderëve. Përsa i përket mundësisë së dorëheqjes së Presidentit Meta dhe rikthimit të tij në LSI, Kryemadhi tha se nuk flasin bashkë për politikë pasi kanë këndvështrime të ndryshme. Si shembull sjell djegien e mandateve, ku Kryemadhi tha se ditën që firmosëm, Meta ishte në Gjermani dhe me anë të një SMS-je më tha se ishte një gabim i madh, por që sipas saj opozita nuk kishte rrugë tjetër.

“PS është shquar për tolerancë, sot është parti arrogante. Nëse do kthehesha mbrapsht, do kisha bërë ndryshe në marrëdhënien me Rilindjen apo me PD. Nëse Rama mendon keq 23 orë e 59 minuta, Veliaj mendon keq 24 orë, ky është ndryshimi mes tyre”-deklaroi kryetarja e LSI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button