GREKO i ka dërguar gjithsej 23 rekomandime Maqedonisë

Ministria e Drejtësisë e ka publikuar raportin e GREKO-s për vlerësimin e  Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë, në të cilin GREKO ka dërguar 23 rekomandime për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëntë prej të cilave kanë të bëjnë me qeverinë qendrore dhe 14 për organet e zbatimit të ligjit, përkatësisht Ministrinë për punë të brendshme, raporton Makpress.mk.

“Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë efektivitetin e masave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin në qeverinë qendrore (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit. Raporti përmban një analizë kritike të situatës ekzistuese dhe në të njëjtën kohë i drejton rekomandime të duhura shtetit, që kanë për qëllim përmirësimin e situatës”, njoftoi Ministria e drejtësisë.

Nga Ministria thonë se afati për zbatimin e rekomandimeve të përcaktuara nga GREKO me këtë Raport është 30 shtator 2020. Lidhur me rekomandimet që sapo i pranuam për vendin tonë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ka dorëzuar rekomandimet institucioneve kompetente për zbatimin e tyre.

“Një pjesë e institucioneve tashmë janë duke punuar në zbatimin e një pjese të  rekomandimeve të GREKO-s. Ministria e Drejtësisë është në fazën e hartimit të një Ligji të ri për lobim, në të cilin do të implementohen të gjitha rekomandimet e GREKO-s. Ministria e Brendshme e ka njohur nevojën për të kapërcyer disa gjendjeve të caktuara, për të cilat tashmë edhe para miratimit të rekomandimeve të GREKO-s po ndërmerr veprime të caktuara për tejkalimin e situatës ekzistuese. Në drejtim të përforcimit të integritetit të punonjësve, MPB-ja ka ndërmarrë masa për ekipimin e Departamentit për parandalim dhe integritetit në kuadër të Departamentit për kontroll të brendshëm, hetimet penale dhe standardet profesionale me detyrë për të ndërmarrë masat parandaluese që synojnë përforcimin e integritetit të policisë dhe luftën kundër korrupsionit”, informojnë nga Ministrinë e drejtësisë.

Ky Departament, kanë shtuar nga Ministria, duke filluar nga marsi i vitit të kaluar, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata të gazetarëve të Maqedonisë ka përgatitur një program për përforcimin e integritetit të policisë që për grup të synuar i ka të gjithë oficerët e policisë në sektorët e punëve të brendshme dhe qendrat rajonale për punë kufitare.

“Në periudhën e kaluar, MPB-ja filloi me aktivitetet përgatitore për hartimin e Planit të Integritetit për të gjithë punonjësit. Në këtë drejtim, është ngritur një grup pune dhe një nëngrup, detyra e të cilave është të përgatisin analizë të riskut nga korrupsioni për të gjitha vendet e punës në MPB. Në këtë moment Anëtarët e nëngrupit punues janë duke punuar në analizën e vendeve të punës gjegjësisht nivelin e ekspozimit ndaj riskut nga korrupsioni”, është shtuar në deklaratë e Ministrisë së drejtësisë.

Lidhur me profesionalizmin e bartësve të funksioneve publike, në mars të vitit të kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të planit 3-6-9, ka sjellë Udhëzime për qeverisje të mirë të zyrtarëve të zgjedhur në ekzekutiv. Dokumenti i përmban parimet themelore për kryerjen e funksionit, përkatësisht sundimin e ligjit, paanshmëri, interesi publik dhe e mira e përgjithshme, përgjegjësi dhe llogaridhënie, transparencë, efikasitet, ekonomizim dhe efektivitetit, drejtësi, pjesëmarrje dhe përfshirje, përgjegjshmëri, orientim drejt konsensualitetit, si dhe përgjegjësinë personale për punën e institucionit.

“Edhe një reformë tashmë është duke u zbatuar dhe është pjesë e raportit të fundit të GREKO-s ka të bëjë me ndryshimet e vendimit për themelimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjegjësisht, në kuadër Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë tashmë ka filluar përgatitja e ndryshimeve dhe plotësimeve të vendimeve për themelimin e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin do të përcaktohen më saktësisht kriteret për angazhim me kontratë të këshilltarëve të kryeministrit. Deri më tani ka ekzistuar një akt i brendshëm për rregullimin e kritereve, përkatësisht Rregullore për angazhim të bashkëpunëtorëve shkencorë dhe profesionalë të kryeministrit”,  informojnë nga Ministria e drejtësisë.

Lidhur me rekomandimin për të publikuar emrat dhe përfitimet kontraktuale ose pagat e personave të angazhuar në bazë të drejtës së diskrecionit të zyrtarëve nga qeveria qendrore, Qeveria qysh para një viti e ka themeluar Veglën për llogaridhënie, ku publikohen informacione mbi shpenzimet zyrtare të kryeministrave , zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë dhe Sekretarit të përgjithshëm. Gjithashtu, në ueb faqet e ministrive janë publikuar emrat e të gjithë punonjësve, si dhe pagat e zyrtarëve në çdo ministri. Njëkohësisht, ministritë dhe institucionet kanë publikuar në ueb faqet e tyre 21 dokumente – akte, dokumente, raporte, rregullore.

Nga Ministria e drejtësisë thonë se janë bërë ndryshimet ligjore me të cilat është përfshirë detyrimi që të gjithë përdoruesit e buxhetit dhe ndërmarrjet publike bilancet e tyre vjetore t’i publikojnë në ueb faqet e tyre dhe të vihen në dispozicion të publikut, ndërsa është ndryshuar edhe ueb faqen e Ministrisë së financave, për të lehtësuar qasjen deri te raportet dhe informacionet për publikun, të cilat janë në dispozicion edhe në format excel.

Sa i përket detyrimit për shpallje publike të të gjithë atyre që janë të pranishëm në seancat e qeverisë aktuale, siç thuhet në deklaratë, kjo tashmë po bëhet përmes publikimit të procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të Qeverisë. Gjithashtu në kuadër të Qeverisë, në përgatitje e sipër është versioni krejtësisht i ri i Rregullores së Punës, aktivitet i cili ka filluar para pranimit të raportit të GREKO-s.

Raundi i pestë i vlerësimit është në “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit në qeverinë qendrore (funksioneve më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit”, që ka filluar në vitin 2017 me dorëzimin e pyetësorit të vlerësimit për këtë raund nga GREKO .

Ekipi i ekspertëve të GREKO-s e ka vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën nga 1 deri më 5 tetor të vitit të kaluar. Gjatë vizitës u organizuan takime të ekipit të ekspertëve të GREKO-s të me përfaqësues të kabinetit të presidentit, kryeministrit dhe disa ministra të zgjedhur, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë dhe punonjës nga Sekretariati i përgjithshëm, përfaqësues të MPB-së dhe strukturave të saj, përkatësisht nga Byroja për siguri publike, Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim dhe nga Qendra për trajnime dhe komisione, si dhe zyrtarë të policisë duke përfshirë edhe zyrtarët e lartë të policisë.

Janë mbajtur takime me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit, Zyrën për të ardhura publike, Entit shtetëror të auditimit, Avokatin e Popullit. Ministrinë e drejtësisë, Ministrinë e financave, Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë dhe me Prokurorinë speciale publike për ndjekjen e krimeve të ndërlidhura dhe që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve.

Ekspertët gjithashtu kanë diskutuar me përfaqësuesit e Sindikatës së policisë, organizata joqeveritare, komunitetin akademik dhe gazetarët hulumtues.

Në bazë të përgjigjeve në pyetësor dhe në bazë të informatave të grumbulluara nga misioni i ekspertëve, nga ekipi i ekspertëve të Republikës GREKO-s për raundin e pestë të vlerësimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut (i përbërë nga ekspertë nga Austria, Mali i Zi, Estonia, Azerbajxhani dhe Sekretariati i GREKO-s) është përgatitur raporti i vlerësimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë, i miratuar nga GREKO në seancën e 82 plenare, që u mbajt në periudhën 18-22 mars të vitit 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button