Monopoli për homologim përplas Lekajn me deputetët

Kritikave të deputetëve për monopolin e kompanisë EuroLab në homologim, ministri Pal Lekaj u është përgjigjur duke i fajësuar ata.

Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku ishte për të raportuar, Lekaj ka fajësuar deputetët për ligjin, të cilin tha se e ka nënshkruar ish-ministri Lutfi Zharku.

Debat i ashpër është zhvilluar mes Lekajt e deputetit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit e pyeti se sa para ka marrë nga EuroLab, raporton KTV.

Kritikave ndaj Lekajt u është bashkangjitur deputetja Hykmete Bajrami, sipas së cilës, janë krijuar rrethanat që monopoli të mbetet, kritika që Lekaj iu përgjigj duke e pyetur se pse nuk e ka ndryshuar ajo sa ka qenë në pozitën e ministres.

Para mbylljes për media të mbledhjes, pati edhe një kërkesë të deputetes Bajrami drejtuar ministrit Lekaj, që të shfuqizojë udhëzimin administrativ 02/2018, kërkesë që nuk u pranua nga Lekaj.

Javën e kaluar, në këtë komision qëndroi shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që u kërkoi anëtarëve të tij që të bëjnë presion që të mos zgjatet edhe më tej monopoli në homologim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button