SHBA do ta financojnë modernizimin e ARM-së me 25 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar 110 milionë dollarë për katër vende nga Ballkani Perëndimor për blerje të armëve, si pjesë e ERIP-programit për zëvendësim të sistemeve luftarake nga Federata Sovjetike me armë me prejardhje perëndimore, transmeton Fokus.

Siç ka publikuar portali Rrjeti Ballkanik për Siguri (portal hulumtues i gazetarëve dhe redaktorë nga EJL për tema nga mbrojtja dhe siguria), Pentagoni pjesërisht do ta financon prokurimin e automjeteve luftarake për Armatën e Maqedonisë dhe të Kroacisë si dhe për helikopterë për më shumë dedikime për Forcat e armatosura të Bosnje e Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Programi ERIP (European Recapitalization Incentive Program) i iniciuar nga Qeveria e SHBA-së në vitin 2017, me buxhet bazë prej 190 milionë dollarë, me qëllim që qeverive të gjashtë vendeve të Evropës lindore t’u ndihmon në zëvendësimin e teknologjisë sovjetike në armatimin e tyre.

Krahas Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë dhe BeH që kanë fituar 110 milionë dollarë, me këtë program janë përfshirë edhe Greqia me 25 milionë dollarë dhe Sllovakia me 50 milionë dollarë.

Siç theksohet në ekipin hulumtues të Rrjetit Ballkanik për Siguri, për dallim nga vendet e përmendura, në situatën më të mirë me programin ERIP është Maqedonia, që për zëvendësim të 22 automjeteve- tankeve luftarake  (11 BMP-2 dhe 11 MT-LB) ka fituar 25 milion dollarë.

“25 milionë dollarë nuk mjaftojnë për zëvendësim, por nëpërmjet donacionit të markës Bredli ose M113 të përdorura është e mundur të bëhet modernizimi më i avancuar i mundshëm. Gjithashtu, është e mundur të blihen automjete të reja luftarake për këmbësori me prejardhje amerikane, me çka konsiderueshëm do të rriten aftësitë operative të Armatës së Maqedonisë”, theksojnë nga Rrjeti Ballkanik për Siguri.

Krahas Maqedonisë edhe Kroacia do të fiton 25 milionë dollarë për zëvendësim të armëve me prejardhje jugosllave dhe sovjetike, për BeH janë dedikuar 30 milion dollarë, sa janë ndarë edhe për Shqipërinë.

“Është interesante që vendet e forta ekonomikisht, siç janë Polonia, Çekia dhe Hungaria, të cilat kanë teknologji ruse, nuk janë pjesë e programit. Qoftë për shkak se s’kanë nevojë për përkrahje financiare ose për shkak se veç më kanë marrëveshje serioze me prodhuesit evropian të armëve të zjarrit” – thuhet në tekstin e Rrjetit Ballkanik për Siguri.

Portali thekson se ky program ka filluar si rezultat i tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, që e ka stimuluar Uashingtonin ta fillon programin për financim me të cilin vendet lindore të NATO-s do të fillojnë ta zëvendësojnë armatimin sovjetik dhe rus me pajisje me prejardhje perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button