Arsenali dhe United fitojnë për kupë

Arsenali ka shënuar fitore të lartë me rezultat 6-1 ndaj skuadrës së divizionit të tretë të futbollit anglez Coventry, teksa Manchester United nuk kishte punë aq të lehtë ndaj Newcastle United në Old Trafford.

Arsenali luajti me lojtarët të cilët kishin nevojë për minuta dhe kjo u reflektua në rezultat, i cili nuk ndryshoi deri në minutën e 39-të, kur realizoi golin e tij të parë në fanellën e Arsenalit tranferi Olivier Giroud.

Në pjesën e dytë pasoi masakrimi. Alex Oxlade-Chamberlain (57’), Andrey Arshavin (63’) shënuan për 3-0, para se Theo Walcott (74’) të shijonte golin për 4-0, kurse mysafirët realizuan një gol nderi për 4-1. Arsenali në fund realizoi edhe dy gola për 6-1.Në Old Trafford skuadra Manchester United u paraqit me formacionin e dytë apo të tretë ndaj një Newcastle mjaft të rrezikshëm.

Rezultatin e zhbllokoi Anderson pas 44 minutash lojë me një super gol, ndërsa edhe para këtij goli Djajtë e Kuq kishin raste të shumta shënimi. 

Në pjesën e dytë Tom Cleverley (58’) shënoi për 2-0, para se Cisse të shënonte për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar. Manchester United dhe Arsenali kështu kualifikohen në rrethin e katërt të Kupës së Ligës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button