NATO do të shpenzojë mbi 984 miliardë dollarë për mbrojtje

Vendet anëtare të NATO-s për mbrojtjen në vitin 2019 do të ndajnë një buxhet gjithsej 984 miliardë e 234 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

NATO ka publikuar të dhënat në lidhje me parashikimin mbi shpenzimet e mbrojtjes nga shtetet anëtare në vitin 2019.

Sipas kësaj shpenzimet totale të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në 2019 do të rriten me 3.9 për qind në 984 miliardë e 234 milionë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, SHBA-të do të bëjnë shpenzimet më të mëdha të mbrojtjes në mesin e vendeve anëtare të NATO-s. SHBA-të do të kryejnë e vetme rreth 70 për qind me 685 miliardë e 99 milionë dollarë të shpenzimeve totale të NATO-s për mbrojtjen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndiqen nga Britania me 65 miliardë e 527 milionë dollarë, Gjermania me 49 miliardë e 132 milionë dollarë, Franca me 47 miliardë e 705 milionë dollarë, Italia me 23 miliardë e 281 milionë dollarë dhe Kanadaja me 21 miliardë e 277 milionë dollarë.

Ndërsa Turqia theksohet se për vitin 2019 do të realizojë 18 miliardë dollarë shpenzime gjithsej për mbrojtjen.

Në vitin 2019, SHBA-të do të shpenzojnë 3.42 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në mbrojtje. Në këtë rast, SHBA do të pasohet nga Greqia me 2.24 për qind, Estonia dhe Britania me 2.13 për qind, Rumania me 2.04 për qind, Polonia dhe Letonia me 2.01 për qind.

Për këtë periudhë Turqia do të shpenzojë 1.89 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), ndërsa Franca 1.84 për qind, Gjermania 1.36 për qind, Holanda 1,35 për qind dhe Italia 1.22 për qind.

Ndërkohë vendet që do të ndajnë pjesën më të vogël për mbrojtjen në mesin e anëtarëve të NATO-s do të jenë Luksemburgu me 0.55 për qind, Spanja me 0.92 për qind dhe Belgjika me 0.93 për qind.

Anëtarët e NATO-s vendosën për të bërë një angazhim për investimet e mbrojtjes gjatë Samitit të Uellsit në vitin 2014. Aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga Rusia dhe qëndrimi i saj agresiv në Ukrainë si dhe aktivitetet në rritje të organizatës terroriste DAESH në Siri dhe Irak ishin efektive në marrjen e këtij vendimi nga anëtarët e aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button