Duraki-Zaevit: Nuk dëshiroj të tingëlloj jomodest, por shumë projekte të mia do të lënë gjurmë të përhershme

Sot, ministri Sadulla Duraku ka dhënë dorëheqje nga funksioni ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për arsye se është propozuar për ministër të Ministrisë së re të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, njofton Portalb.mk.

“Më duhet të theksoj se në të kaluarën, gjatë kryerjes së funksionit, u ballafaquam me sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Sipas situatës së tanishme, disa nga këto sfida i tejkaluam me sukses. Ekipi im dhe unë punuam shumë në të kaluarën dhe kontribuam me të gjitha njohuritë dhe aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve, por disa probleme kërkojnë një qasje afatgjate dhe sistematike. Nuk do të doja të tingëlloj jomodest, por shumë projekte të vogla dhe të mëdha të zbatuara nga Ministria në kohën e udhëheqjes sime, do të lënë gjurmë të përhershme pozitive në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Megjithatë, duhet të theksoj se për fat të keq në disa sfera të mjedisit ende jemi të pafuqishëm që të bëjmë përmirësimin ose mirëmbajtjen”, i ka shkruar Duraku kryeministrit Zoran Zaev në letrën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button