Shumë gjuhë Evropiane të zhduken nga Interneti

Një studim i ri paralajmëron se gjuhët jo shumë të folura janë në rrezik për zhdukje nga Interneti.

Gjuhët si Islandike, Lituaneze, apo Malteze, thjesht kanë shumë pak folës për të egzistuar në Internet. Por jo vetëm këto gjuhë, por edhe shumë të tjera përveç Anglishtes, gjuhë si Gjermanishtja, Frëngjishtja, Hollandishtja, Italishtja dhe Spanjishtja janë gjithashtu në rrezik. Problemi qëndron se këto gjuhë nuk kanë shumë mbështetje në teknologjitë e reja si ‘folje-në-tekst’ dhe pajisje të kontrolluara nga zëri.

Studimi “Europe’s Languages in the Digital Age” (Gjuhët e Evropës në Kohën Dixhitale) u krye nga META-NET, një kompani jo fitim-prurëse Evropiane, që ka për qëllim të ruajë të paktën 30 nga 80 gjuhët e folura Evropiane. META-NET ka shpallur 26 Shtatorin si ditën Evropiane të gjuhëve. /Tech.Al/

Lajme të ngjashme

Back to top button