Stoltenberg shpreson që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë NATO-s në dhjetor

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson që procesi i ratifikimit të protokollit hyrës për Maqedoninë e Veriut të mbarojë në dhjetor të këtij viti, dhe se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër, vendi të bëhet anëtare e plotë, njofton Portalb.mk.

Stoltenberg e dërgoi porosinë përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Radmilla Shekerinska.

“Të gjithë aleatët e kanë nënshkruar protokollin në shkurt dhe pastaj kanë filluar ratifikimet, të njëjtat po shkojnë shpejtë, thjeshtë, ashtu sikur Mali i Zi kur u anëtarësua, është e nevojshme rreth një vit. Nuk është te unë se sa shpejtë do të ratifikohet, por do të ishte shumë mirë nëse mundet të mbarohet në dhjetor kur në Londër do të mblidhen liderët. Nëse nuk do të jetë atëherë, pres që të ndodh së shpejti pas asaj”, deklaroi sekretari Stoltenberg.

Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut i plotëson standardet për anëtarësim në NATO dhe përsëri i ka lavdëruar kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për guximin e tyre në zgjidhjen e kontestit për emrin.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet edhe sinjal se politika e dyerve të hapura funksionon me sukses.

“Zgjerimi i NATO-s është tregim i madh suksesi i cili do t’i ndihmojë zgjerimit të prosperitetit, stabilitetit dhe demokracisë në Evropë”, thonë nga Stoltenberg.

Në mbledhjen e nesërme të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë për çështjet buxhetore dhe targetin prej dy% të BVP-së që vendet duhet ta arrijnë deri në vitin 2024. Në rend dite do të jenë edhe kontesti me Rusinë rreth kartës bërthamore që po e shkelë Moska, ndërkaq do të diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e programit të hapësirë në nivel të Aleancës së NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button