Në Kumanovë, nesër do të fillojë edicioni i parë i “ART CAMP”

Duke filluar prej nesër, 26 deri më 28 qershor 2019, në malin e fshatit Sllupçan – Kumanovë, në mënyrë kampingu do të mbahet edicioni i parë i kolonisë artistike “ART CAMP”, njofton Portalb.mk.

Rreth tridhjetë piktorë nga vendi dhe nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Serbia, Bullgaria do të pikturojnë së bashku. Ambientin do ta shoqërojnë lojërat sportive, muzika dhe zbavitje të tjera.

Kolonia do të përmbyllet me një ekspozitë, qe do të shfaqet para publikut më 29 qershor, e cila po ashtu do të mbahet në ambientin e kampingut.

Kolonia artistike “ART CAMP 2019”
Kolonia artistike “ART CAMP 2019”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button