Qindra shkolla u mbyllen në Malajzi pasi nxënësit u sëmurën

Mbi 400 shkolla në rajonin Johor të Malajzisë u mbyllën, pasi 75 nxënës përjetuan vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella, njofton REL.

Shkollat në zonën industriale Pasir Gudang u tha se do të mbeten mbyllur deri të enjten, pasi autoritetet të hetojnë incidentin.

Në muajin mars, rreth 4,000 njerëz – shumica fëmijë – u sëmurën në të njëjtin rajon, pasi mbeturina kimike u hodhën në mënyrë të paligjshme në një lumë.

Autoritetet thonë se këto incidente nuk janë të lidhura.

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, tha se incidenti i fundit “nuk duhej të ndodhte përsëri pas incidentit të mëparshëm”.

Ai u zotua se do të ndërmarrë veprime të ashpra kundër atyre që janë përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button