Kampioni evropian Besir Alili udhëtoi për 17 orë drejt Shkupit, sërish buzëqeshja nuk iu nda nga fytyra (FOTO)

“Faleminderit shumë për mikpritjen, ju dua me zemër”, ishin fjalët e para që kampioni evropian në mundje, Besir Alili vendosi ta përshëndet Shkupin, në pritjen modeste të organizuar nga Komuna e Çairit dhe Klubi i Mundjes “Liria”, transmeton Portalb.mk.

Pritja e Besir Alilit
Besir Alilit

Edhe pse pati një udhëtim prej 17 orësh, për shkak të mungesës së linjës direkte, Alilit në asnjë moment nuk iu nda buzëqeshja nga fytyra.

“Edhe kur isha duke e humbur, sërish besova se do të fitoja”, kështu shprehu këmbëngulësinë e tij për ta rrëmbyer titullin e kampionit evropian.

Ai nuk ndalohet me titullin e kampionit, dhe para të gjithë të tifozëve, shprehu besimin se do të triumfojë edhe në Olimpiadë.

Alili nga aeroporti deri te Sheshi “Skënderbeu” udhëtoi me autobusë të hapur.

Ai është kampioni i parë evropian në mundje nga Maqedonia e Veriut.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu tha se Besir Alili do të jetë stipendist i Komunës sa të jetë kryetar ai. Edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se do të propozojë te Këshilli i Qytetit që të miratohen mjete për shpërblim të Besirit dhe të KM “Liria”.

Besir Alili

Pritja e Besir Alilit

Pritja e Besir Alilit

Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit
Pritja e Besir Alilit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button