Të mërkurën do të fillojë Simpoziumi ndërkombëtar i artit “Struga 2019”

Nga 26 qershor deri më 01 korrik 2019 në Strugë, për herë të tretë organizohet Simpoziumi ndërkombëtar i artit “Struga 2019” ku pjesëmarrës do të jenë rreth 30 artistë të njohur nga  15 shtete të botës.

Artistë të shumtë do ta vërshojnë Strugën, ku me penelatat e tyre do të kenë mundësi që inspirimin nga bukuritë e rralla të Strugës t’i hedhin në telajo duke krijuar vepra arti. Do të jenë diku tridhjetë artistë, nga 15 shtete të botës edhe atë nga Franca, India, Anglia, Lituania, Rumania, Ukraina, Polonia, Kroacia, Bosnja, Egjipti, Serbia, Turqia, Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut, ku me forma të ndryshme të shprehjeve artistike do të krijojnë dhe do i shijojnë bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe mikpritjen strugane.

Artistët pjesëmarrës nga vende të huaja të këtij simpoziumi ndërkombëtar, janë: Andjela Micić, Butrint Morina, Carmen Olteanu, Christelle Yaovi, Goran Gjorev, Hajrush Fazliu, Justyna Warwas, Klajdi Arapi, Lütfü Kaplanoglu, Manuela Mandić, Mugur Popa, Nermin Alpar, Nives Čicin-Šain, Poonam Chandrika Tyagi, Robin Chuter, Ruta Eidukaityte, Yasser Siad Gaessa, Violetta Mishchenko, ndërsa artiste vendas nga Maqedonia janë: Enkel Dika, Ajser Shabani, Marjan Stojanoski, Akime Nasufi, Dardan Ahmeti, Vjosa Pollozhani , Zuhal Nebi Mumin, Kristina Zaturovska, Teuta Imeri, Berat Zulbehari, Drenueta Berisha, Jelldez Asani si kritike arti, Verim Zendeli si kurator dhe Burhan Ahmeti.

Ky aktivitet ndërkombëtar organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulturë SILINDAR’T udhëhequr nga Burhan Ahmeti, me financim nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Komuna e Strugës si dhe donatorë të tjerë. Kurator i ekspozitës është artisti Verim Zendeli me koordinatorët: Teuta Hoxha Imeri, Kristina Zaturovska, Berat Zulbehari dhe Drenueta Berisha. Konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme në fushën e artit pamor për qytetin e Strugës dhe vlerësohet si një kontribut me peshë për zhvillimin e turizmit përmes aktiviteteve kulturo-artistike me karakter ndërkombëtar.

Shoqata për Art dhe Kulturë SILINDART në bashkëpunim me ENGRAVIST nga Stambolli, gjatë simpoziumit ndërkombëtar të artit në Qendrën për Kulturë “Braka Miladinovci” në Strugë me datë 29 qershor do të çel ekspozitë ndërkombëtare të grafikës “Trashëgimia Kulturore” nga koleksioni i ENGRAVIST Stamboll, me kurator Prof. Lutfu Kaplanoglu.

Gjithashtu natën e fundit me datë 30 qershor 2019, do të hapet edhe ekspozita e Simpoziumit të tretë Ndërkombëtar të artit në Qendrën për kulturë “Braka Miladinovci” në Strugë.

Simpoziumi ndërkombëtar i artit “Struga 2019”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button