A është vërtet e rëndësishme përshtypja e parë?

T’i kuptosh menjëherë personat që takon, është një cilësi e rëndësishme, por që nuk duhet shndërruar në një kurth, sepse në disa raste, intuita mund t’ju gënjejë…

Disa thonë se “përshtypja e parë nuk ka vlerë”, ndërkohë që disa të tjerë thonë se “pamja e parë të gënjen, e vërteta del në shesh me kalimin e kohës”. Këto janë dy mënyra të ndryshme të menduari, por në fund, qëllimi është një i vetëm: kritika. Si gjithmonë, një veprim i njëanshëm iu shpie larg realitetit. Nuk ka dyshim që ndjesitë e menjëhershme që kemi kur takojnë një person të panjohur janë të rëndësishme, sepse nuk janë ende të ndikuara nga gjykimet që krijohen në mënyrë të pashmangshme në vazhdim. Në ato momente, mund të kapim në ajër një tipar dominues të personalitetit, një zonë e fortë e pazbuluar. Përmes elementëve që veprojnë në mënyrë subliminale (në mënyrë të pavullnetshme), mund të kemi një ndjesi të rëndësishme për personin përballë.

Armiku i vërtetë është paragjykimi

Ato momente nuk mund të na thonë “gjithçka”, por mund të na ndihmojnë të nuhasim diçka të rëndësishme të atij takimi, qoftë ky i vërtetë ose jo, duke qenë se edhe shtirja është gjithnjë autobiografike, pra thotë diçka për personin që na hiqet tjetër njeri. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mohohet fakti që duke u bazuar totalisht te përshtypja e parë, rrezikojmë që gjithçka ta kthejmë në opinion të mirëfilltë, gjë që pas atij momenti e në vazhdim do të na pengojë të shohim qartë dhe të kapim elementë të tjerë të njohjes. Një faktor tjetër i rrezikshëm është gjendja shpirtërore që mbizotëron te ne në atë moment dhe parashikimet psikike të pandërgjegjshme. Ndonjëherë ndodh që përshtypja e parë të jetë krejtësisht e kundërt me atë që personi tregon me kalimin e kohës. Herë të tjera, nëse kalon edhe pak kohë, mund të vërehen elementë të shfaqur në takimet e para. Herë të tjera mund të vërejmë një alternim të vazhdueshëm të aspekteve të personalitetit. Prandaj është e rëndësishme të mos bazohemi 100 për qind vetëm te përshtypja e parë, por kërkoni takime të vazhdueshme dhe përpiquni të zhvilloni aftësinë që keni për t’i psikologjisur njerëzit menjëherë sapo t’i shihni. Mos u mjaftoni me një mendim sipërfaqësor.

Çfarë rrezikoni kur injoroni përshtypjen e parë…

– Jeni shumë të ekspozuar ndaj manipuluesve
– Humbisni kohë me njerëz që nuk ia vlejnë

Çfarë rrezikoni kur i besoni përshtypjes së parë…

– Bllokoni njohjen e mëtejshme të njerëzve
– Shoqërohesh vetëm në bazën e simpative dhe antipative

Përdorni “nuhatjen”, por mos devijoni nga rruga

Përshtypja e parë mund të mos jetë e plotë. Ndoshta personi që keni takuar po shtirej shumë mirë, ose e kundërta në atë moment ishte me humor të keq për probleme personale. Në këtë moment është e rëndësishme që të mos e shndërroni përshtypjen e parë në një gjykim përfundimtar, sepse në fund do të mbetet një mendim i pandryshuar.

Mos prisni deri në boshllëk

Përshtypja e parë duhet përdorur kudo, me një kuptim të mirë. Mos kërkoni me çdo kusht, nëse raporti vazhdon, konfirmimin e asaj që keni nuhatur herën e parë. Nëse pohimet (pozitive, ose negative) janë spontane, është e kotë të kërkoni atë që nuk ekziston: ndoshta mund ta keni tepruar pak me mendimet tuaja, megjithatë mund t’i rregulloni gjërat, duke ndryshuar mendim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button