Policia pengoi protestën para Selisë së BDI-së në Tetovë, vëllai i El Çekës: Jemi kërcënuar nga policë (FOTO-VIDEO)

Në Tetovë protestuesit të cilët marshuan nga Universiteti i Tetovës për te Selia e BDI-së, u penguan nga policët të cilët e kishin bllokuar rrugën që çon për te selia. Protesta ka për qëllim, siç shprehet vëllai i El Çekës, Blerim Ahmeti të shpreh pakënaqësi ndaj “padrejtësive që u bëhen shqiptarëve” dhe ndaj “rastet e montuara politike”, transmeton Portalb.mk.

Protesta para selisë së BDI-së
Protesta para selisë së BDI-së

“Kjo protestë organizohet nga tërë populli, si dhe kemi mbështetje nga Shoqata “Atdheu”, Lëvizja “Për Shqipëri të Bashkuar” dhe Lëvizja “Euroatlantik Shqiptar” me qendër në Gjermani. Akuzat ndaj vëllait tim janë joligjore, sepse të njëjtin veprim e ka bërë edhe Zoran Zaevi, kurse ai me hyrjen në Qeveri e ndryshoi Ligjin, që mos të nxirren ai lloj përgjimesh, biseda private siç i quan ai”, tha Ahmeti.

Më tej ai ka theksuar se pengesa ndaj protestës ka shkuar deri në kërcënime nga ana e policëve të Stacionit Policor të Tetovës, ndaj tij, por edhe ndaj banorëve të qyteteve tjera të cilët janë penguar që vinë në Tetovë për të protestuar.

Protestuesit kanë kërkuar që policia të ua hap rrugën por pa rezultat.

Protesta para selisë së BDI-së
Protesta para selisë së BDI-së

“Kemi marrë informacione se shumë njerëz që janë nisur nga Kërçova, Kumanova, Struga janë kërcënuar nga policia, Stacioni Policor në Tetovë, dhe janë bllokuar në disa vende, dhe nuk kanë mundur që të vijnë. Unë vetë kam qenë i kërcënuar, nga punonjësi policor, Ali Kasami. Ai më tha: Kush je ti që të vish nga Kërçova që të organizosh protestë në Tetovë?”, tha Ahmeti.

Numrin e vogël të protestuesve organizatorët e arsyetuan me atë se ka pasur shtypje dhe presione nga ana e policisë. Organizatorët paralajmëruan se protesta do të mbahen edhe ditët tjera.

Përndryshe, kjo protestë u paralajmërua nga personi me emrin El Çeka i cili kohës së fundit, në rrjetin social “Fejsbuk” ka publikuar materiale të përgjuarat të ashtuquajtura “bomba” ku dëgjohen duke biseduar pjesëtarë të partisë politike shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Protesta para selisë së BDI-së
Protesta para selisë së BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button