U kualifikua Argjentina edhe me “dhuratën” e Kolumbisë

Argjentina u kualifikua në çerekfinale të Copa America pasi triumfoi 2-0 me Katarin dhe falë ndihmesës që i dha Kolumbia me suksesin minimal ndaj Paraguajit, siguroi vendin e dytë në Grupin B me 4 pikë, njofton TCH.

Lautaro Martinez përfitoi nga një gabim në pasin në mbrojtje, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e katërt, ndërsa goli i Sergio Agueros tetë minuta para fundit të kohës së rregullt çliroi psikologjikisht bardhekatrit, që deri në atë momente ishin në ankth për rezultatin, pasi Katari po i afrohej rrezikshëm zonës.

Pavarësisht këtij suksesi, Messi me shokë ende nuk janë në nivelin e duhur për të qenë pretendentë kryesorë për trofeun.

Respektoi në maksimum kompeticionin Kolumbia, që me fitoren 1-0 ndaj Paraguajit me gol të Culear e mbylli grupin në vend të parë me pikë të plota.

Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button