Rama e mblodhi Kryesinë e PS-së, fushatë deri të premten

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Kryesinë e Partisë Socialiste.

Në fokus të diskutimeve, të mbledhjes së Kryesisë, mësohet se ka qenë fushata zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryeministri u la porosi socialistëve që në zgjedhjet e 30 qershorit të dokumentohet çdo rast përplasjeje në KZAZ nëse do të tentohet na një skenar bllokimi nga radhët e opozitës.

Mësohet nga burime, se kreu I qeverisë ka bërë të ditur para socialistëve se fushata elektorale do të vijojë deri të premten.

“Më 30 qershor të kemi një proces me standarde. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Të dokumentohet çdo përplasje. Fushata do vijojë deri të premten.”, mësohet të jetë shprehur kreu I qeverisë gjatë mbledhjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button