“Sinlab”-i ka hedhur mbeturina mjekësore në kontejnerë komunal (VIDEO)

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) ka publikuar fotografi dhe incizime nga mbeturinat mjekësore i cili të premten u pa në kontejnerë nga bulevardin “Maqedonia” në afërsi të “Sinlab”-it, njofton Portalb.mk.

Mbeturinat mjekësore në vend se të hedhen në kontejnerë specialë, janë hedhur në kontejnerë për mbeturina komunale, gjë e cila paraqet rrezik potencial për shëndetin e njerëzve. Kompetentët thonë se do të kërkohet përgjegjësi sipas procedurave ligjore.

Inspektorati për Ambient Jetësor i Qytetit të Shkupit dhe ISHSSH-ja në dy raste ka realizuar inspektim, dhe ka gjetur sasi të mëdha të mbeturinave mjekësore në kontejnerë.

Video e marrë nga NOVA TV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button