Negociatat për PSP-në, Nikollovski: Merremi vesh, nëse LSDM-ja s’ka përpjekje për ta mbyllur VMRO-në

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në një intervistë për Alsat-M ka deklaruar se lufta mes pushtetit dhe opozitës në procesin e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), është çështja se, a do të lejohet që aktivitetet, siç i quajnë ata, ilegale të PSP-së kundër VMRO-së do të legalizohen, transmeton Portalb.mk.

Sipas Nikollovskit, përpjekja e VMRO-së nuk mund të konsiderohet as si përpjekje për amnisti, sepse sipas tij, nëse dikush ka kryer vepra penale, ka Prokurori që mund ta ndjekë.

“Nëse pushteti dëshiron të arrijë konsensus, është e natyrshme të pranojë një pjesë të kërkesave të opozitës, apo të VMRO-DPMNE-së. Më tej sa ne hyjmë me pozita parimore, dhe kjo është respektimi i Kushtetutës dhe Ligjit. Ajo për të cilën kemi mosmarrëveshje, kushtimisht thënë, pengesë, është ajo që pushteti kërkon të gjendet mënyrë për legalizim të aktiviteteve ilegale të PSP-së. Është një paradoks i madh, sepse institucioni i cili duhej ta luftonte kundër aktiviteteve ilegale, vetë është duke hyrë në aktivitete ilegale, dhe tani pushteti tenton me ligj ta ndryshojë këtë, që shtron pyetje për sigurinë juridike, dhe te personat tjerë që kanë pasur aktivitete ilegale: Pse mos të kërkojnë edhe ata me ligj, aktivitetet ilegale t’u legalizohen? Kjo është pengesa. Nuk mund të lejojmë që afati i shkelur, që e ka PSP-ja, ai është 18 muaj nga pranimi i materialeve të veprimeve, dhe aktivitetet ilegale që i ka ndërmarrë pas këtij afati, të legalizohen. Me këtë nuk mund të pajtohemi. Kjo nuk do të thotë siç e quan pushteti, amnisti e krimit, sepse nëse dikush ka kryer çfarëdo lloj vepre penale, ka Prokuroi që mund ta ndjekë. Kjo është e para. E dyta, dhe ky është motivi politik i LSDM-së, sepse i vetmi rast që është hapur pas afatit, është rasti i partisë politike VMRO-DPMNE-së, ku qëllimi është të ndalohet kjo parti politike me vendim gjyqësor. Lufta është këtu, se a do të lejojmë që aktivitetet ilegale të VMRO-DPMNE-së do t’i legalizojmë”, tha Nikollovski.

Ndryshe, PSP-së i skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë tre muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button